Albspirit

Media/News/Publishing

Tushemishti, fshati turistik që janë xhiruar dy filma artistikë, drejt shpërfytyrimit

Image may contain: 1 person, suit and closeup

Bardhyl Berberi

Vetëm 5 km larg qytetit të Pogradecit buzë liqenit ndodhet një nga fshat i vërtetë turistik, Tushemishti me më shumë se 1000 banorë.

Ndonëse jemi në prag vere, në ditët e uikendit, të gjitha shtëpitë dhe hotelet janë pronotuar nga pushues të shumtit, të huaj dhe vendas, edhe pse pandemia është nëpër këmbë. Prej vitesh Tushemishti frekuentohet nga pushuesë austriakë , gjermanë, danezë, italianë etj. Janë bukuritë magjike të Tushemishtit, i cili qëndron mbi ujërta e liqenit dhe mbi burimet e Drinit që burojnë nga Shën Naumi që Tushemishtit si fshat turistik i japin një status të veçantë.

Vilat e bukura dy katëshe me lule erëmira, oborret e kalldrëmta dhe ujrat që përshkojnë fshatin mes përmes që kalojnë edhe poshtë shtëpive në mes të koridorit, kopshtet me mollë dhe fruta të tjera i japin fshatit turistik një pamje të rrallë dhe shpesh herë të duket sikur je në përrallat e Andersenit.

Por, Tushemishti kohët e fundit ka filluar të shpërfytyrohet. Kopshtet me mollë buzë liqenit po shiten nga pronarët dhe aty po ngrihen ndërtesa shumë katëshe duke e shpërfytyruar krejt fshatin. Vendalinjtë janë tepër të shqetësuar për tjetërsimin që po pëson fshati i tyre, por janë të pafuqishëm që ta ndalin.

Një grua e moshuar, Viktori Llakmani që e takuam para burimeve të Tushemishtit na foli shumë e shqetësuar

– Zonja Viktori, si ju duket juve si banore e moshuar e Tushemishtit, ndërtimi i këtyre pallateve shumë katëshe?

– Po e shikojmë me keqardhje atë fshat aq të bukur që e kanë zili të gjithë që po e mbyt betoni dhe ndërtimet pa leje.

– Çfarë ka humbur Tushemishti nga e kaluar?

– Fshati po humbet pamjen e tij, atë bukuri të vilave dy katëshe me kopshte dhe lule te shumta aq të dëshiruar për të huajtë dhe turistët vendas.

– Si do të ndalet kjo rrëmujë betonimi?

– S’kemi fuqi ne të moshuarit që ta ndalim këtë rrëmujë, ne vetëm konstatojmë me keqardhje.

– A e dëmton turizmin familjar të Tushemishtit kjo dukuri?

– Patjetër, nuk ka shtëpi në Tushemisht që nuk lëshon dhoma me qera për turizëm familjar dhe për turistë të huaj që vijnë çdo vit dhe këto ndërtesa shumë katëshe do të bëjnë shumë dëme dhe jo vetëm do të prishin atë bukuri dhe intimitet te një fshati turistik…

Shtatorja e "Teto Ollgës" - Wikipedia

Por për hir të së vërtetës  është zgjeruar dhe elektrifikuar rruga buzë liqenit, ndërsa rrugët e fshatit u shtruan me një kalldrëm shumë cilësor, pasi u dëmtuan gjatë hapjes së kanaleve të ujërave të zeza. Është ngritur monumeti i Violeta Manushit në qendër të fshatit për të kujtuar ata dy filma artistikë shumë të pëlqyer ‘Zonja nga qyteti’ dhe ‘Shoqja nga fshati’. Shtëpia ku janë xhiruar  filmat janë rrethuar nga ndërtesa që tushemishtarë thonë se i kanë hyrë si dhëndurrë  brenda shtëpisë së Ollgës dhe po i marrin frymën asaj dhe monumentit..

Ndërkohë që për ndërtesat shumë katëshe që po ngrihen janë brenda vijës së verdhë dhe vetë pronartë kanë shitur tokat e tyre firmave të ndërtimit të cilat po ngrenë komplekse turistike ,unë thotë ajo nuk mund të ndal pronarët që të shesin tokat e tyre që i kanë me tapi! Kjo është një anomali tjetër që ndikon në shpërfytyrimin e Tushemishtit duke i prishur të gjitha bahçet me mollë, starkika e famshme dhe mollët gold që merrnin rrugët e Europës dhe shkonin deri në Paris, zor se mund të gjesh më ndonjë kopsh me mollë dhe vreshta…

 

 

 

 

Please follow and like us: