Albspirit

Media/News/Publishing

Replikë me ATSH: ‘Mos e vazhdoni vallen turpëruese me Pashalimanin’!

Piro Ahmetaj

Të nderuar miq,

Paraprakisht, ju falenderoj për konsideratat mbi oponencën e publikuar në disa dhjetra gazeta, portale dhe media, me titull: “Valle delikuentësh rreth bazës së Pashalimanit”.

Po ashtu, nënvizoj edhe më fortë se, nuk do të doja kurrë t’i bëja publike vlerësimet strategjike (larg qoftë të bëja replika dhe “like” ndaj komenteve të rëndomta/politike) mbi kërcënimet dhe përfitimet e RSH nga angazhimet & projektet e NATO, BE, UN, etj.

Nëpërmjet këtij postimi shpreh keqardhjen ndaj lajmit të publikuar nga Agjensisa Telegrafike Shqiptare (https://ata.gov.al/…/nato-flet-me-atsh-per-bazen-detare-te…/), si dhe i përshëndes “funsionarët-vigjilentë e BunkerSurrelit” të keq-përdorur nga interesat e “tepsisë së pushtetit” që, edhe çështjet e sigurisë Kombëtare i lexojnë “me biografi politike”.

Por, duke marrë shkas posaçërisht nga një lajm i ATSH i (+ gazeta shqip, etj, me këtë referencë), më duhet të ri-konfirmoj se, Sekretari i Përgjithshëm, për më tepër zëdhënësi i NATO-s, përtej mirësjelljes diplomatike, frymës dhe përgjigjes euroatlantike, nuk kanë asnjë lidhje fare, si dhe asnjë përgjegjësi FARE, me këtë proces dhe as me vendimarrjen për këto raste.

Kështu, shpreh indinjatën për “kërkesën Gines”, si dhe lajmin në media, pasi veçmas, apo të dyja së bashku i “turpërojnë” përgjegjësitë dhe siglën shtetërore të agjensisë (ATSH), që kurrësesi nuk paguhen nga taksat për të ushqyer makutërinë e “BunkerQeverisë” me mashtrime, arrogancë & propagandë bolshevike.

Gjithësesi, mbetem shpresëplotë që, me “fuqinë e votës së lirë” të shqiptarëve do i`a dalim t`i tejkalojmë pasojat e pushtetit të vjedhur, Kuvendit më të diskretituar në 108 vjet histori, qeverisjes së dështuar si dhe të institucioneve shtetërore të keq-kapura nga interesat e olikarkisë politike, institucionale, ekonomike dhe mediatike.

Për më qartë, po e ri-ndaj oponencën bashkëlidhur (në fund gjeni vetëm 2 comments), e cila shpresoj të kontribuojë që, kushdo i interesuar të marri përgjigje shteruese për kërkesën, si edhe për lajmin e medias që fatëkeqësisht mbart “pa dinjitet” emrin e atdheut të përbashkët (ATSH).

Mesazhi përmbledhës: “Mjaft është mjaft” & mos e vazhdoni më këtë “valle turperuese”!

Gjeneral Piro AHMETAJ, *Këshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD.

Gjeneral  Piro AHMETAJ: “Valle delikuentësh rreth bazës së Pashalimanit”

Gjeneral * AHMETAJ: “Valle delikuentësh rreth bazës së Pashalimanit”

 

Please follow and like us: