Albspirit

Media/News/Publishing

Lazim Destani: Ndihem mirë që arritëm të sjellim në Prishtinë donacionin prej 15.000 testesh për Covid-19!

Image may contain: one or more people, people sitting and indoor

No photo description available.

Image may contain: 5 people, people standing and suit

Ndihem mirë që arritëm të sjellim në Prishtinë donacionin prej 15.000 testesh për Covid-19 që e realizuam së bashku me miqtë e mi sipërmarrës, Remzi Ejupi nga ‘Eurokoha’ dhe Nazmi Viqa nga ‘Abbruch AWR’.

Ishte ky një aksion që e ndërmorëm mëse një muaj më parë në bashkëpunim me Ministrin e atëhershëm të Shëndetësisë Arben Vitia dhe që e mbyllëm me sukses këto ditë.

Për ta përmbyllur këtë aksion, sot së bashku me miqtë e mi udhëtuam me aeroplan privat nga Dyzeldorfi në Prishtinë. Po ditën e sotme, testet i dorëzuam në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike ku krahas drejtuesve të Institutit këtu ishin prezent Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Christian Heldt si dhe autoritete të tjera të vendit.

Nga këto 15.000 teste, 12.000 janë për shëndetësinë në Kosovë, 2.000 do të dërgohen në Maqedoninë e Veriut dhe 1.000 janë për Luginën e Preshevës.

Shpresoj ky donacion të jetë një ndihmesë e efektshme në luftën kundër koronavirusit, si dhe uroj pandeminë ta kalojmë sa më shpejt duke iu kthyer normalitetit sa më parë.

Please follow and like us: