Albspirit

Media/News/Publishing

ESAT PASHA – KORRESPONDENTIT TË MESSAGGEROS,1913: DO TË ISHTE MË MIRË QË EVROPA TË LEJONTE SHQIPËRINË T’I RREGULLOJË VETË PUNËT E SAJ TË BRENDSHME

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi: gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

ga Aurenc Bebja*, Francë – 13 Qershor 2020

 

“Le Figaro” ka botuar, të shtunën e 24 majit 1913, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me intervistën e Esat Pashë Toptanit me korrespondentin e Messaggeros në Tiranë, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

 

Një intervistë e Esat Pashës

 

Romë, 23 maj.

 

Korrespondenti i Messaggero-s në Tiranë intervistoi Esat Pashën, të cilit i tha në thelb këtë:

Ndërhyrja e vazhdueshme e Evropës është fatale për Shqipërinë, do të ishte më mirë që Evropa të lejonte Shqipërinë t’i rregullojë vetë punët e saj të brendshme.

Esat Pasha di të jetë i fortë, nëse Evropa i jep atij rolin e princit ose të guvernatorit, për të rivendosur rendin kudo në një muaj, duke organizuar Shqipërinë nën sovranitetin e lartë të Sulltanit. Ai i druhet idesë së zgjedhjes së një princi evropian; ai është i gatshëm – thotë ai – të punojë për Shqipërinë, por jo për një princ të huaj.

Lidhur me largimin e trupave turke dhe largimin e tij, Esat Pasha deklaron se do t’u bindet urdhrave të Kostandinopojës.

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/esat-pasha-korrespondentit-te-messaggeros-1913-do-te-ishte-me-mire-qe-evropa-te-lejonte-shqiperine-t-i-rregulloje-vete-punet-e-saj-te-brendshme/

Please follow and like us: