Albspirit

Media/News/Publishing

Irgena R. Dokollari: Riedukimi i të miturve, sfida e vështirë, por jo e pamundur

VOAL

Pas fëmijërisë vjen adoleshenca, që të gjithë e duan, të gjithë e përkrahin dhe e mbrojnë. Vallë nga e merr gjithë këtë hir adoleshenca? Nga unë (çmenduria) natyrisht që e bëj të jetojë në mënyrën më të mencur të mundur. Është e pamohueshme se posa rriten në moshë, nisin të mësojnë nga pak nga përvoja e jetës apo nga studimi dhe kështu hap pas hapi adoleshentët i  humbasin format e tyre të bukurisë, gjallërinë, fuqinë”

Erazmi i   Rotredamit, “Lavdërimi i çmendurisë”, 1506.

 

Të miturit janë një kategori e veçantë dhe si të tillë duhen trajtuar edhe nga organet që janë përgjegjëse për heqjen e lirisë apo dënimit të tyre. Që nga termi se çfarë kuptojmë me të mitur dhe deri tek përgjegjësia e tij penale duhet të kihen ide të qarta në mënyrë që të arrihet riedukimi i tyre. Riedukimi i tyre është një çështje shumë e rëndësishme jo vetëm për faktin se i mituri nuk duhet të jetë i rrezikshëm për shoqërinë dhe nuk duhet t’i cenojë vlerat e saj, por edhe për faktin se një person i mitur nesër duhet t’i shërbejë drejtësisë dhe jo ta cenojë atë. Me anë të riedukimit ai do e ketë një mundësi të dytë në jetë për të qenë nje person i  parrezikshëm për shoqërine dhe për të mos shkelur rregullat ligjore. Fatkeqësisht, në disa raste të miturit dhe të rinjtë kryejnë vepra penale të ngjashme me aktet kriminale të të rriturve, siç mund të jenë vrasjet, vjedhjet, plagosjet, grabitje, përdhunimet etj. Kjo është edhe kërcënimi më i madh që na vjen nga ata. Fakti që kanë një mendësi shumë të zhvilluar kriminale dhe përpjekjet për të zbuluar arsyet qe i  çojnë të miturit ne kryerjen e këtyre veprave gjaktfohta duhet të jenë më të shumta. Pavarësisht faktorëve që i çojnë ata në kryerjen e veprave penale do doja të ndalesha më shumë tek caktimi i dënimit të tyre. Duhet të kemi parasysh që Shqipëria është një nga vendet që ka miratuar një ligj të posaçëm për të miturit në vitin 2011. Kodi i Drejtësisë për të mitur rregullon në mënyrë specifike të gjitha problematikat mbi të miturit, madje ka dhe një epërsi në zbatim sa i përket kësaj kategorie.

Dënimi i të miturit duhet të jepet gjithmonë duke synuar interesin e tij më të lartë dhe duke respektuar të gjitha të drejtat e tij. Ndryshe nga autorët e veprave penale që nuk futen në këtë kategori gjykata për të miturit duhet të mendojë një dënim alternativ më të butë dhe nëse e sheh që individi i mitur nuk mund të rehabilitohet me anë të dënimit më të butë do japë dënim me heqje ose kufizim lirie. Të miturit nuk mund të dënohen me maksimumin e një dënimi të parashikuar por gjithmonë me gjysmën e dënimit që parashikohet për veprën penale. Mbi ta nuk mund të rëndojë edhe masa e dënimit të përjetshëm. Mbi të miturit mund të aplikohen dënime të tilla kryesore si: Burgimi (heqje lirie), kufizimi i lirisë dhe gjoba. Gjithashtu mund të aplikohen edhe dënime plotësuese si: Ndalimi për kryerjen e një veprimtarie, përmbushja e detyrimeve të caktuara dhe qëndrimi në shtëpi.

Kjo kategori kërkon një vëmendje kryesore dhe në këndvështrimin tim nuk mjafton vetëm nje drejtësi e specializuar e cila do të shërbente në pastrimin nga kriminaliteti të kësaj kategorie por duhenn edhe shumë institucione të tjera të specializuara. Vendi ku ata vuajnë dënimin sigurisht që është një vend i ndarë nga të burgosurit e rritur sepse sigurisht që nëse do të kishim një bashkim do të ndodhtë që të drejtat e të miturve të cënoheshin më lehtë nga kategoria e të rriturve. Gjithashtu indtitucioni i vuajtjes të dënimit përbën ndarje edhe për sa i përket gjinisë të të mituve. Pra të miturit meshkuj e vuajnë dënimin në një ambient të ndarë nga femrat të mitura.Në institucionin e tyre te dënimit përvec kësaj ata kanë të drejtë të tyre legjitime ndhe vendosen në një dhomë teke. Nga ky rregull mund të përbëjë përjashtim vetëm në rastet kur vendosja e dy të miturve në një ambient të vetëm nuk paraqet shqetësim dhe shkas për mosrehabilitimin e tij. Tepër shqetësues paraqitet fakti se si janë kushtet brenda këtyre institucioneve. Në bazë të ligjit ato duhet të jenë ambiente të ajrosura, me dritë dielli, pa lagështirë dhe me kushte të mira jetësorë që garantojnë jetesën e rregullt të një të mituri brenda këtij institucioni. Të vakta janë studimet që përshkojnë kushtet jetësorë në këto ambiente por në të ardhmen do të kisha shumë dëshirë të analizoja një ambient të tillë. Diçka e tillë duhet të bëhet dhe të pasqyrohet edhe në syrin e publikut pasi për mua kjo cështje paraqët një ndjeshmëri shumë të madhe. Përveç vendit të vuajtjes të dënimit edhe insdtitucionet riedukuese duhet të jenë të një nieveli lartësisht të zhvilluar. Çdo njëri bën gabime apo shkel rregulla në jetë. Por rëndësia më e madhe është që jo të vuash dënimin e gabimeve por të edukohesh që të mos i kryhesh më ato veprime dhe të pendohesh për to. Këtë qëllim ka edhe institucioni i riedukimit për këtë arsye ai duhet të garantojë jo vetëm që i mituri të kuptojë rëndësinë e veprimit që ka kryer po në këto ambiente nuk duhen cënuar interesat më të larta të fëmijës dhe të drejtat e tij. Të miturve duhet t’iu sigurohet mësimdhënia, kurset profesionale, ambiente të ndryshme ku ata të kenë mundësi të marrin por edhe të shpalosin talentin e tyre në lidhje me çfardo që ata janë të talentuar.

I mituri gjatë procedimit të tij penal gjykohet nga të njëjtit gjyqtarë dhe prokurorë të cilët gjykojnë edhe të rriturit. Që të kemi një drejtësi më të besuar për të miturit mendoj që edhe kjo duhet të ndryshojë. Duhet të kemi gjyqtarë dhe prokurorë të specializuar në këtë fushë madje krijimi i një gjykatë specifike për të miturit mendoj se është nevojë dhe domosdoshmëri. E them këtë pasi gjyqtari që merr një vendim në lidhje me të miturin nuk ka vetëm detyrim të japi një vendim të drejtë, por mbi të rëndon edhe një detyrim moral pasi ai duhet të zbatojë një sërë procedurash të ndryshme nga ato për personat e rritur dhe një detyrim të mos cenojë të drejtat themelore të kësaj kategorie apo t’ia sigurojë këto të drejta në raste kur është i detyruar ta bëjë këtë.

Krijimi i posaçëm i këtyre gjykatave do të lehtësonte edhe pritjen e një vendimi sa më të shpejtë dhe moscenimin e një procesi të rregullt ligjor. Drejtësia penale për të mitur duhet të funksionojë në mënyrë të duhur. Por mendoj se paraqet dyshime a funksionon në mënyrën më të mirë të mundshme kjo detyrë, pasi ajo duhet kompletuar me krijimin e kësaj gjykate dhe jo lënien për gjykim në seksionë të së njëjtës gjykatë që trajton krimet për të rriturit. Dhe deri në krijimin e tyre më mbetet të them që gjyqtarët të cilët trajtojnë jo vetëm çështjet e të miturve por edhe të kategorive të tjera janë ata të cilët e kanë në dorë jo vetëm një apo më shumë të mitur por kanë në dorë gjithë shoqërinë,të ardhmen e shoqërisë dhe të vendit tonë.

Ndaj edhe duhet të tregohen të kujdesshëm mbi këtë përgjegjësi që rëndon mbi ta. Një i mitur duhet gjithmonë të trajtohet si një qënie njerëzore e pafajshme që ka bër një gabim apo shkelje të rregullave të shoqërisë dhe duhet të ketë gjithmonë hapësirë për ta rregulluar këtë shkelje që kanë bërë. Drejtësia shqiptare duhet t’i shtyjë ta bëjnë këtë edhe ndërmjet caktimit të dënimit favorizues për moshën që ata kanë mbi supe.

Në çdo procedim penal mbi këtë kategori duhet të mbahet mend që të drejtat dhe liritë themelore por edhe mosha e tyre janë shumë të rëndësishme. Nuk duhet ndikuar mbi personalitetin e tyre duke i bërë të ndihen çnjerëzorë, por thjesht si një individ që duhet të vuajë dënimin e tij dhe nesër të jetë jo vetëm i  dobishëm për shoqërinë, por edhe një mesazh për të gjithë. Rehabilitimi, riedukimi dhe përkujdesja e tyre pasqyron institucionet përgjegjëse ndaj duhet bërë një punë sa më e mirë nga këto institucione. Gjithashtu kjo kategori moshe janë e ardhmja e vendit dhe patjetër që kanë nevojë për një mundësi të dytë në jetë.

Please follow and like us: