Albspirit

Media/News/Publishing

Letra e togerit serb: Jam krenar që u nxorra sytë 10 fëmijëve

Image may contain: one or more people, meme and text

Letra e togerit serb: Jam krenar që u nxorra sytë 10 fëmijëve

Flet një gazetar i pavarur nga Prishtina

Në arsenalin e dokumenteve fajësuese për barbarizmat e makinës ushtarake serbe, që ndodhen pranë shtabit të UÇK-së, janë edhe disa letra ushtarësh për prindërit ose familjarët e tyre.

Përkundër gjendjes së vërtetë, pra të panikut që ka pushtuar radhët e ushtrisë e policisë serbe, pëkundër ngushtimit të lakut e të dorëzimit shkallë-shkallë nga sulmet ajrore të NATO-s, letrat e mësipërme tregojnë se deri ku mund të shkojë një doktrinë shovinist-komuniste, që shplan nga trutë një masë të konsiderueshme njerëzish, qofshin në radhët e ushtrisë, të policisë, të paraushtarakëve, madje edhe të popullsisë.

Nëse mund të konsiderohen humbje, rrëzim i një avioni amerikan dhe piloti tërhiqet nga marinsat amerikanë, kapja rob e tre ushtarëve të NATO-s që dorëzohen më pas, kjo është thjesht retorikë. E vërteta është se bombardimet ajrore të vendeve perëndimore detyruan dorëzimin pa kushte të ushtrisë jugosllave dhe pranimimin e marrëveshjes për t’u tërhequr nga çdo cep i territorit të Kosovës.

Fakti që trupat e NATO-s bënë vetëm bombardime ajrore dhe nuk ndërhynë me trupa në terren i favorizoi ata për të mos patur humbje të përfillshme. Përballjet e vërteta forcat serbe i patën me luftëtarët e UÇK-së, ku kanë fituar dhe kanë humbur në beteja të drejtpërdrejta, megjithëse jo në forca të barabarta, ndërsa pas ndërhyrjes së trupave të Atlantikut Verior u detyruan të dorëzojnë armët.

Megallomania serbe dhe disa mendje të ftohta të Beograd kërkuan menjëherë armëpushimin. Por nuk mendon kështu një toger serb që i shkuan familjes së vet si më poshtë: “Kam qenë në të gjithë territorin e luftës në Kosovë, por jam krenar se u kam nxjerrë sytë 10 fëmijëve shqiptarë, ne do të fitojmë”.

Gruaja e Shyqyri Gashit: 3-vjeçarit i prenë kokën në sy të nënës

Serbët më kanë vrarë 37 veta nga familja dhe farefisi. Milicia serbe hyri në fshat dhe filloi masakra të tmerrshme. Më vranë burrin Shyqyri Gashi, 50 vjeç, 3 djemtë, motër Ajmonën, motrën Hyra me 4 vajza, kunetërit Bahri e Hamza, nuset e fëmijët.

Se si shpëtova përmes plumbave, as vetë nuk e di. Eca me vrap e tmerruar për në fshatin Dusharovë te vajza e martuar, së bashku me djalin 16 vjeç. Rrugës më zunë disa policë serbë dhe më vranë djalin. Më e tmerrshme ishte kur një foshnje nga Suhareka i prënë kokën para nënës dhe 9 motrave.

Please follow and like us: