Albspirit

Media/News/Publishing

‘L’Express de Mulhouse’, 1928/KODI I RI CIVIL SHQIPTAR, FRYMËZIM I PRESIDENTIT AHMET ZOGU

Ahmet Zogu

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 15 Qershor 2020

 

“L’Express de Mulhouse” ka botuar, të premten e 30 marsit 1928, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me miratimin e kodit të ri civil shqiptar, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

 

Kodi i ri civil shqiptar

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi: gallica.bnf.fr/Bibliothèque nationale de France.

Zyra e shtypit shqiptar botoi shkresën në vijim:

 

Kodi i ri civil, i miratuar me entuziazëm nga Senati shqiptar, sapo është transmetuar për miratim në Presidencë.

 Me miratimin e kodit civil, i cili, ndër të tjera, përfshin martesën civile, i jepet fund në Shqipëri pengesës së bashkimit të elementeve myslimane, katolike dhe ortodokse, gjë që do të ndihmojë shumë në çështjen e unitetit kombëtar shqiptar.

 Kodet moderne të Shqipërisë, kodi penal me ndalimin e poligamisë dhe kodi aktual civil janë frymëzuar nga interesi dhe veprimtaria e presidentit, Ahmet Zogu.

Ata japin sigurinë për një të ardhme të lumtur për kombin shqiptar dhe janë dëshmi të reja të periudhës së madhe historike që po përjeton aktualisht Shqipëria, e bashkuar me kombet perëndimore jo vetëm nga traditat e saj historike dhe pozicioni i saj gjeografik, por edhe nga e njëjta etje për kulturë dhe civilizim (qytetërim)”.

 

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/gazeta-franceze-1928-kodi-i-ri-civil-shqiptar-frymezim-i-presidentit-ahmet-zogu/.

Please follow and like us: