Albspirit

Media/News/Publishing

In memoriam, LLUKMAN HALILI!

Llukman Halili: 1958 – 13.06.2020/

Ndërroi jetë në Zvicer. Lindi në fshatin Tërnoc i Madh komuna e Bujanocit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje ndërsa të mesmen në Bujanoc. Fakultetin e Shkencave Politike e kreu në Zagreb ku gjithashtu përfundoi Studimet postdiplomike nga lëmi i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe mori titullin Magjistër i Shkencave Politike – Marrëdhënie Ndërkombëtare. Në vitin 1983-1985 specializoi për marrëdhënie ndërkombëtare në Institutin e Shkencave Politike në Varshavë nën përkujdesjen e prof. dr. Jozef Kukulka. Në Universitetin e Zarës në lëmin e Shkencave Humane mbrojti doktoratën me temë “Lëvizja studentore dhe Shqipëria 1990-1992”. Nga viti 1985 – 1990 ka punuar komentator në Televizionin e Prishtinës – Redaksia e politikës së jashtme, kurse në vitin 1990-1992, punoi korrespondent për Ballkanin i Agjencisë Kroate të Lajmeve – HINA. Në vitin 1994, ka emigruar në Zvicër. Llukman Halili, vite të tëra ka qenë redaktor e kryeredaktor i shtypit shqiptar në Zvicër, veçmas në gazetat “Bota sot”, “Zëri ditor” etj. Për një kohë të gjatë ka jetuar e punuar në Zürich, kurse viteve të fundit në Bremgarten, Kantoni Aargau/ Zvicër. Llukman Halili, është i prezantuar edhe në “Leksiokon i Autorëve Shqiptarë në Zvicër”, Prishtinë 2016, faqe 308-309, me autor Besnik Camaj & Shefqet Dibrani.

VEPRAT E BOTUARA NGA DR. LLUKMAN HALILI

  1. “Unë Ramiz Alia dëshmojë për historinë”, intervistë, bashkautor, Prishtinë 1992.
  2. “Politika e jashtme e Polonisë 1945-1980” (kroatisht) – Zagreb 2012.
  3. “30 vjet në shërbim të kombit“, monografi, bashkautor, Fully – Zvicër 2014.
  4. “Lëvizja studentore shqiptare, 1990-1991”, Tiranë 2016.
  5. “Politička ispovijest Dr. IBRAHIM RUGOVA”, (Kroatisht), Zagreb 2017./gazeta dielli/
Please follow and like us: