Albspirit

Media/News/Publishing

Gjeneral Piro Ahmetaj: Mbi marrëveshjen ‘historike’ për detin mes Greqisë & Italisë!


1. Në respekt të interesit kombëtar 🇦🇱, bashkëlidhur gjeni konsiderata gjeopolitike ndaj Marrëveshjes “historike” për detin mes Greqisë dhe Italisë!

2. Rinënvizoj se nënshkrimi i saj, po “celebrohet me entuziazëm të merituar” në Athinë, por për peshën kritike në “statuesque-në gjeopolike të Mesdheut” =u lexua me vëmendje shtesë në të gjitha kryeqytetet e vendeve të Mesdheut, NATO dhe jo vetëm!

Si ilustruese të rrethanave dhe peshës gjeopolitike të kësaj marrëveshje lexoni:

A. https://youtu.be/LN5OJia0kCo!

B. http://www.ekathimerini.com/253619/article/ekathimerini/news/ankara-selectively-interpreting-sea-law! C. https://greekcitytimes.com/2020/06/11/greek-italian-maritime-deal-disrupts-turkeys-endeavour-for-east-mediterranean-dominance/

3. Vetëm Udhehëqësi-Global, SurrelQeveria & sekserët e Pushtetit të 🇦🇱 vijojnë të heshtin!?

Eshtë papërgjegjshmëri e radhës, pasi në kontekstin strategjik: “HESHTJA lexohet ose si kapitullim pa kushte ose si pazare cinike ndaj interesave kombëtare të RSH”!

4. Gjithsesi, mbetet emergjente që “Tirana të kërkojë informacion zyrtar Athinës dhe Romës”, nëse kjo marrëveshje prek interesat kombëtare të RSH 🇦🇱 dhe nëse kështu, a mbetet rrezik potencial që qeveritë e dy vendeve (pa dijeninë e RSH) ta çojnë për njohje në IMO (International Maritime Organization – OKLB) këtë marrëveshje”?!

5. Në shtesë, institucionet shtetërore të “mos bëjnë pazare dhe ligjërata folklorike”, pasi e kanë dhe do të mbajnë përgjegjësi kushtetuese për TRANSPARENCËN, pra të informojnë ASAP e mbarë shqiptarët për impaktet e kësaj marrëveshje ndaj interesave kombëtare 🇦🇱 si dhe mbi gjendjen dhe rrezultatet e grupit negociator si dhe problamatikat dhe pritshmëritë e negociatave të detit me Greqinë (përfshi ndarjen e trekëndshit detar mes Greqisë 🇬🇷 – RSH 🇦🇱 – Italisë 🇮🇹)?!

#Koha është e #maskarenjve, por Atdheu i shqiptarëve (https://youtu.be/_4U3xj1G69M) !

Bashkëlidhur opinioni bazë:

 

“Marrëveshje historike detare mes Greqisë dhe Italisë, heshtje cinike apo dorëzim pa kushte i interesave kombëtare”!

 

 

Please follow and like us: