Albspirit

Media/News/Publishing

LE TEMPS,1927/MARRËVESHJA E QEVERISË LAIKE SHQIPTARE ME VATIKANIN PËR TË PLOTËSUAR ASPIRATAT E POPULLSISË KATOLIKE TË VERIUT

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga Aurenc Bebja*, Francë.

 

“Le Temps” ka botuar, të martën e 27 dhjetorit 1927, në faqen n°4, një shkrim në lidhje me marrëveshjen ndërmjet qeverisë shqiptare dhe Vatikanit me qëllim plotësimin e aspiratave të popullsisë katolike të veriut, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar: 

 

Vatikani dhe Shqipëria

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi: gallica.bnf.fr/Bibliothèque nationale de France.

Romë, 26 dhjetor.

Z. Vrioni, ministri i jashtëm shqiptar, kryetar i misionit shqiptar për të përfunduar një marrëveshje me Vatikanin, bëri deklaratën e mëposhtme për gazetarët:

Misioni shqiptar ka fuqinë e plotë për të nënshkruar marrëveshjen për të cilën pikat e saj kryesore janë miratuar tashmë nga qeveria.

Në lidhje me emërimin e peshkopëve, duhet të theksojmë se në vendin tonë të gjitha fetë tolerohen. Shqipëria është në thelb laike, por të gjitha fetë mbrohen dhe garantohen me Kushtetutë.

Selia e Shenjtë do të jetë në gjendje të zhvillojë aktivitetin e saj brenda kufijve të përcaktuar nga ligjet e shtetit. Aspiratat e popullsisë katolike të veriut do të realizohen”.

 

https://www.darsiani.com/la-gazette/le-temps-1927-marreveshja-e-qeverise-shqiptare-me-vatikanin-per-te-plotesuar-aspiratat-e-popullsise-katolike-te-veriut/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.

Please follow and like us: