Albspirit

Media/News/Publishing

GAZETA FRANCEZE, 1942/RIZA LUSHTA, FUTBOLLISTI I TALENTUAR SHQIPTAR NGA MITROVICA, MUND TË KISHTE LUAJTUR PËR MONTPELLIER…

Riza Lushta (Mitrovicë, 1916 – Torino, 1997)

Riza Lushta (Mitrovicë, 1916 – Torino, 1997)

Nga Aurenc Bebja*, Francë.

 

“L’Auto” ka botuar, të mërkurën e 16 dhjetorit 1942, në ballinë, një rrëfim të rrallë për futbollistin e talentuar shqiptar nga Mitrovica, Riza Lushtën, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

 

Ai thjesht kaloi

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi: gallica.bnf.fr/Bibliothèque nationale de France.

Në fund të verës së vitit 39, një i ri u paraqit me modesti para drejtuesve të “SO Montpellier”.

“Unë jam një student nga Shqipëria”, u tha ai, “dhe do të doja të luaja futboll në ekipin tuaj”.

Kandidati dha provat dhe…u integrua menjëherë.

Por një javë më vonë, ngjarjet e detyruan atë të kthehej në Itali.

Futbollisti në fjalë ishte Lushta, të cilin që prej atëherë e seleksionuan në Squadra Azzurra (kombëtaren italiane) dhe aktualisht luan në të majtë te Juventusi, midis Meazza-s dhe Ventimiglia-s. Dhe Juventusi mundi liderin (kryesuesin) e kampionatit, Livornon.

Drejtuesit e skuadrës së Montpellier-it pranojnë se nuk janë gati të gjejnë një sulmues të kësaj vlere…

https://www.darsiani.com/la-gazette/gazeta-franceze-1942-riza-lushta-futbollisti-i-talentuar-shqiptar-nga-mitrovica-mund-te-kishte-luajtur-per-montpellier-in-nese/.

 

Please follow and like us: