Albspirit

Media/News/Publishing

Zhuliana Jorganxhi: PASAPORTA SHQIPTARE

Ja kufiri me gjuhë të huaj,
në dorë mbaj një pasaportë.
Identiteti im ësht’ shkruar,
si gjithë njerëzit e tu, o botë.

Po pse në dorë e mban kaq gjatë?!
A s’jam dhe unë frymori yt?
Shtetas të tjerë shkojnë kryelartë,
kur mua dhembja po më mbyt.

Njeriu yt jam, o moj botë!
Shpirtcoptuar dalë nga Ferri,
me sy plot shpresë, ku fshihen lotë,
me plagë zemre, që ende therrin!

Të them unë ty, jam shqiptar!
Me gjuhë të lashtë sa Europa,
në shpirtin tim mbaj një thesar,
do vijë një ditë ta çmojë bota!

1996.

Please follow and like us: