Albspirit

Media/News/Publishing

Ela Zdrava: Bashkë

 

Stuhitë t’i kapim, të sjellim erën,

tërbimin e dallgëve ta shtrojmë në simfoni,

të ulim shpirtin brigjeve të zemrës,

të ndezim zjarr mes shiut me stuhi.

 

Fryma të vrapojë, sa të ulet mali,

të hedhim rrënjë kur zhuritet toka,

blerim të ngjizim nga guri e zalli,

duke i ujitur me puthjet tona.

 

E qeshura jonë të spërkasë yjet,

reve të tejmbushura rreze të pikojë,

hëna si karficë mbi flokë t’më ulet,

perëndimin e diellit kënga jonë ta zgjojë.

Please follow and like us: