Albspirit

Media/News/Publishing

UDHA E QUMËSHTIT ME HAJKU

MUSTAFA V. SPAHIU

 

 

  1. Grami zvarritës

Sajoi veshin e gurit

E mburrte larin.

 

  1. Brigjet e lumit

Peisazh i bukur uji

Këndojnë valët.

 

  1. Lumi merr trajta,

Protèja i çon peshqesh,

Vjen një Paladë…

 

  1. Lumi ka dogē,

Ofiqet ia jep deti.

Ur’e Ahteve.

 

  1. Zinia e hijshme,

Groshla ngjitet gogrekut,

Kulpra ndal hovin!

 

  1. Bari lidh migull,

Vlugmëdha, hoj’ dashurie

Dhe pema – gonxhē…

 

  1. Valle trimërie

Ishin vashat e reja

Bija bukurie…

 

  1. Poshtë – lugajash,

Fortesat në qafmalesh;

Në vahe lumenjsh…

 

  1. Këmb’e armikut

Shumë i ndrydhën caqet,

Ngordhën ujkonjat…!

 

  1. Dyndësve varre,

Mbajtën gjuhën e moçme

Të Ilirishtes.

 

  1. Pezull mes qeshjes,

Lavdi zonjës s’shtëpisë

Lulet me hajku…

 

  1. N’ajr në qiell azur,

Ënd’rat kënaqin syrin!

Tungjatjeta Lul!

 

  1. Pa pianoforte,

Lorka me sytë qiellor

S’ka lamtumirë!!!

 

  1. Ç’më bredh fantazia,

Valbona luleshebojë

Me nurin diellor…

 

  1. Shih mugullimin

I bukur tok me flladin,

Çerdhe e zogut.

 

  1. Në zemrën time

Nga kaltërsitë zgjohen

Hajkut dhe pemët.

 

  1. Gurra të kthjellta,

Po nisem për Tropojë,

Tek mik Gjon Neçaj.

 

  1. Me shi tê mjaltë

Ha bukën e rrezeve

N’çerep ylberi…

 

  1. Trupi i freskët,

Nis betejën me bletët

Për bektar yjesh.

 

  1. Gjuhën e rreshkur

Me një rrënjë të hidhur

Mbiu karanfili…

 

  1.  “O, miq, kthehuni!”

Un’, jam nisur me hajku,

Ngutem te yjet.

 

  1.   N’ Anamoravë,

Hëna sutë e kuqe rri

Sheshit në prozhmë.

 

  1.     Hëna e ballit

Thirri sytë e qiellit

Me unazë n’ujë.

 

  1.     Kashtkuqja gjolit

Puthte dallgët e bardha

Zgalemët barkzi.

 

  1.     Zogthi me veshë

E ngjoku sqepin e vet

Në para muzgut!

 

  1.     Bishtatundësi,

Zogu përqeshës veshzi,

Tallnin grishlemzën…

 

  1.     Shtërgu i bardhë

Ngriti çerdhe mbi oxhak

Pesë sqepverdhë.

 

  1.      Lulj’e shëngjergjit

Duke kërkuar burimin.

Shikova sytë.

 

  1.     Ah, moj zeshkane!

Heshtake shelgjidhteve;

Flokët me borë…

 

  1.     Këndo harabel,

Këndo për vashën time!

Tash lamtumirë!…

  1.     Gjysmëshekuli,

Imagjino kotekot

Të prita nuse?!

 

 

E enjte, 23/25 korrik 2020.

 

Please follow and like us: