Albspirit

Media/News/Publishing

Faruku, Kapinovuku, Qosuku, Beharuku, Vincuku dhe Bejtexhiu Duku/Konkursi i bukurisë mashkullore shqiptare në 1920

Mevluti, Mahmuti, Baruti, Ferluti, Maksuti dhe Dauti, (vetëm njëri pa mustaqe) konkursi i bukurisë për burrat në vitin 1920, me të mbathura fanellatë me vija vertikale dhe horizontale dhe me lidhje të fortë. (I pari dhe i treti mbajnë edhe çorape. Konkurentët janë të besimit purro musliman)!

Ata patën një konkurencë të ashpër me gjashtëshen e dytë finaliste: Faruku, Kapinovuku, Qosuku, poeti i shkarë Vincuku, Burduku dhe Bejtexhiu Duku, me mbathje nejloni jo shumë transparente. Në këtë grup u përjashtua konkurenti Vincuku sepse kishte ngatërruar fjalën ‘shquar’ me ‘shkarë’. Fotot e tyre mungojnë pasi janë edhe punonjës të punëve të fshehta dhe në konkurim kanë dalë me pseudonime. (Moderatori u sugjeroi që të mbathurat do të visheshin ‘e verdha para’ dhe ‘e zeza mbrapa’. Konkurentët janë të besimit bektashinj).

Gjashtëshja e dytë pati gjithashtu garë më të fortë me gjashtëshen e tretë: Milaqi, Fatosaqi, Dylberaqi, Elpidhaqi, Nanaqi dhe Dordomaqi, që ishin veshur me kombinacione, por që nuk shfaqeshin aq mirë (Konkurentët janë të besimit ortodoks).

Gjashtëshja më e pafat ishte ajo e katërta me Frrokun, Nebokun, Nokun, Primukun, Batokun dhe Besmokun, të cilët u shfaqën edhe me instrumente të hershme muzikore dhe interpretuan këngën e famshme “S’më ka shku mendja me u fejue”. (Konkurentët janë të besimit katolik!

Dragoi, Kominoshja, Dallga, Xunkthi, Snajperi, Sqepi… pasuri leksikore me emrat e spiunëve të Sigurimit të Shtetit

Please follow and like us: