Albspirit

Media/News/Publishing

LE JOUR, 1938/EJANI TË VIZITONI EKSPOZITËN DEDIKUAR VENDIT PIKTORESK DHE MAGJIK TË MBRETËRESHËS SË HIJSHME GERALDINË

 

Aurenc Bebja*, Francë – 8 Gusht 2020

 

“Le Jour” ka botuar, të premten e 29 prillit 1938, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me ekspozitën e veçantë në Paris dedikuar mbretërisë së Shqipërisë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

 

Në mbretërinë e një mbretëreshe të hijshme

Burimi: gallica.bnf.fr/Bibliothèque nation

Një ekspozitë në “Jour-Echo de Paris”

Ju keni parë të gjithë, këto ditë, fotografitë e panumërta të Mbretit dhe Mbretëreshës së Shqipërisë, Mbretit “Zog I” dhe Mbretëreshës bukuroshe Geraldinë, por askush nuk ju ka treguar vendin e tyre.

Ejani në “Jour-Echo de Paris”, do të shihni të ekspozuara, në sallën tonë të madhe, fotografitë e mrekullueshme të Shqipërisë, të cilave u kemi bashkangjitur për ju disa pamje të Jugosllavisë.

Kështu do të keni para syve tuaj, dhe të realizuar nga artistë, pamjen e mrekullueshme të një vendi piktoresk dhe magjik, i cili tani do të strehojë këtë lumturi romantike të dy qenieve, për të cilat të gjithë duartrokitën. — H. L”.

 https://www.darsiani.com/la-gazette/le-jour-1938-ejani-te-vizitoni-ekspoziten-dedikuar-vendit-piktoresk-dhe-magjik-te-mbretereshes-se-hijshme-geraldine/

 

Please follow and like us: