Albspirit

Media/News/Publishing

LES ETOILES, 1946/SHQIPTARËT DHE MJEKËSIA TRADICIONALE, METODAT E TYRE PËR T’U KURUAR

Nga Aurenc Bebja*, Francë.

 

“Les Etoiles” ka botuar, të martën e 2 prillit 1946, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me metodat tradicionale të mjekimit të pordorura në Shqipëri, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

 

Një lëkurë kafshe që shëron.

 

Shqiptarët përdorin metoda mjaft të veçanta për të trajtuar sëmundjet e mushkërive. Sipas rastit, i sëmuri duhet të veshë një lëkurë dhie ose delje të sapo therur.

I sëmuri mund të shërohet gjithashtu duke vendosur gota thithëse në të gjithë trupin dhe duke i shkaktuar atij rrjedhje të bollshme gjaku.

 Rakia, një pije e fermentuar, përdoret gjithashtu duke e fërkuar mbi lëkurë.

 Sa për infektimin e thonjëve (gishtave), ekziston diçka shumë e lehtë për t’i kuruar. Mjafton t’i mbështillni me gjethe të lagura preshi.

 Këto ilaçe mund të sigurohen fare lehtë, sepse ato rrjedhin nga burimet natyrore të vendit. Madje ëshhtë e vështirë të gjesh gjithmonë një mjek, sepse Shqipëria ka vetëm 150 të tillë për 1.250.000 banorë.

 https://www.darsiani.com/la-gazette/les-etoiles-1946-shqiptaret-dhe-mjekesia-tradicionale-metodat-e-tyre-per-tu-kuruar/

Please follow and like us: