Albspirit

Media/News/Publishing

In memoriam violinisti i spikatur, Frederik Banda!

Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, me hidhërim të thellë mësoi ndarjen nga jeta të një ndër violinistëve të spikatur të TKOBAP-së, Mjeshtrin e Madh Frederik Banda.
Frederik Banda u shua sot në moshën 71-vjeçare pas një sëmundjeje të cilën nuk e mposhti dot.
Mjeshtri Frederik Banda e nisi karrierën e tij artistike në vitin 1972 si solist violinist pranë orkestrës së Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore dhe pas vitit 1994 si anëtar i Orkestrës së Teatrit të Operas dhe Baletit deri në daljen e tij në pension në vitin 2015.
Ai mbetet një prej violinistëve të talentuar të gjeneratës së tij me një karrierë të pasur violinistike në veçanti me Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore. Ka marrë pjesë në të gjitha turnetë e këtij Ansambli, brenda dhe jashtë vendit duke spikatur me interpretimet e tij solistike në repertorin e karakterit. Kontributi i tij si violinist solist, për shumë vite me rradhë, ka qenë dhe do të mbetet në fondin e artë të historisë së TKOBAP-së. Do të mbetet artisti që u shqua për teknikë dhe temperament në lojën e tij violinistike, për urtësinë dhe thjeshtësinë e tij.
Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor i shpreh ngushëllimet familjarëve, të afërmve, miqve, bashkëpunëtorëve dhe admiruesve që e duartrokitën gjatë gjithë karrierës së tij.

Please follow and like us: