Albspirit

Media/News/Publishing

Adela Kolea: Unë kurrë s’të thashë…

Unë kurrë s’të thashë
që s’kam të meta
kurrë s’imponova:
”Pranë meje rri”!
Unë kurrë s’të thashë
që jam perfekte
se jam njerëzore,
se jam njeri.

Por veç të thashë:
«Jam e vërtetë»
ashtu siç jam,
porsi më sheh.
Vetë u afrove,
vetë më deshe
një çast kur shpirti
një shpirt po njeh.

Ama shpirti m’foli:
“Besim i verbër”?
Zërit të tij
i dhashë të drejtë
se je njerëzor,
këtë mirë e di
e n’fund të fundit,
t’jesh i vërtetë
e rrallë qenka
mos them, pamundur
Privilegj qenka
për një Njeri…

(Adela Kolea – “Privilegj”)

Please follow and like us: