Albspirit

Media/News/Publishing

Cikël poetik nga Rifat Ismaili

VRASËSI I PËRFYTYRUAR
Në dritare nga shiu
Varur janë ca rroba në tel.
Si një lëkurë e murrme ariu
Sapo kokën të ngre…
Qëndron një njeri i ngrirë
Dhe si vrasës më sheh.
ILUZIONE VJESHTE
Fletët e verdha
Lundrojnë
Si barka magjike…
Qyteti fluturon
Pas dallandysheve…
Si pergamenë
Udhëve të përkohshme
Shpresave të mëdyshme!
NDJENJË FAJI
Ulem tek ai shtrat
Ku fle vajza dhe gruaja…
I shoh dhe ndjehem fajtor.
Nga dritarja e hapur
Hyjnë klithjet e një treni
Çohem dhe unë të shkoj…
Cigarja mu shua në dorë.
SHQETËSIM
Çdo ditë që ikën
Frikë kam të vdes
Çdo natë që vjen
Kam frikë të jetoj…
Nëpër qiej enden
Parajsë e ferr;
As njërën, as tjetrën
Dot si pushtoj…
Please follow and like us: