Albspirit

Media/News/Publishing

Kadare: Izraeli ka një traditë shumë të bukur që çmohet letërsia në nivelin më të lartë

Kadare për Shimon Peres: …Presidenti paraardhës, ishte gjithashtu njohës dhe mik i letërsisë, unë e kam takuar disa herë, madje një herë ka bërë diçka të çuditshme. Me rastin e daljes së librit tim “Piramida” u bë një promovim për botimin në gjuhën hebraishte. U habita kur më thanë do ta kryesoj vet Shimon Perez. E kryesoi takimin si profesionist, me librin përpara, me nënvizime, duke theksuar anë të ndryshme. Dmth në këtë vend ka një traditë shumë të bukur që çmohet letërsia në nivelin më të lartë. Ky vend ka një status për t’u pasur zili në botë.

Ismail Kadare me ish-presidentin izraelit, Shimon Peres. Me ta është edhe ambasadori Dan Oryan, drejtuesi i Zyrës për Ballkanin në Ministrinë e Jashtme të Izraelit.

14 dhjetor 2012: Kadare takohet me Shimon Perez

Shkrimtari Ismail Kadare ka vizituar Izraelin, ku është takuar me Presidentin e këtij vendi, Shimon Peres. Gjatë takimit, Presidenti dhe shkrimtari shkëmbyen mendime filozofike në tema të ndryshme, për gjërat e përbashkëta që ka Izraeli me Shqipërinë dhe për lidhjen e dy popujve. Ky ka qenë takimi i dytë mes tyre, pas takimit të parë në vitin 2000. Me interes ka qenë edhe biseda për librin “Dimri i Thyer”. Presidenti Peres është interesuar për shkrimin e tanishëm të shkrimtarit. Kadare do të vizitojë “Weizmann”, Institutin e Shkencave në muzeun e Izraelit dhe do të marrë pjesë në ndezjen e qirinjve të festës “Hannukah”. Gjatë vizitës në Jerusalem, Tel-Aviv, Haifa, Kadare do të takohet me shkrimtarë izraelitë.

Please follow and like us: