Albspirit

Media/News/Publishing

Poetja shqiptare Irma Kurti e ftuar në manifestimin poetik në Itali

 

Poetja shqiptare Irma Kurti është e ftuar në Edicionin e 25-të të Manifestimit: “Poezia e Shkëputur” të organizuar në Crema (Cremona) të Italisë.

Për dy ditë me radhë, në datat 12 e 13 shtator, në qendrën Duomo të qytetit, pjesëmarrësit do të ndjekin recitimin e poezive, të shoqëruara me muzikë e me shfaqje të ndryshme. Ky event organizohet nga Rrethi Poetik Korrente, nën kujdesin e Komunës Crema.

Manifestimi ka lindur në 1995 dhe që nga viti 2003 ai ka udhëtuar nëpër sheshe e qytete të shumta në territorin italian. Lexuesit mund të grisin poezitë që preferojnë, të ekspozuara nëpër panele dhe të shtypura në shumë kopje. Ata mund t’i lexojnë ato në shtëpi apo të krijojnë një antologji të vogël personale përmes përzgjedhjes së lirë të teksteve.

Veprimtaria drejtohet nga Alberto Mori e Mariangela Torrisi. Tematika  e këtij viti, pas mbylljes disa mujore per shkak të pandemisë është “Distanca”.

Poetja Irma Kurti do të lexojë vargje të shkëputura nga dy librat e saj të fundit në gjuhën italiane: “Il sole ha emigrato” (Dielli ka emigruar) të Edizioni Convalle si dhe: “In una stanza con i ricordi” (Në një dhomë me kujtimet) të Pedrazzi Editore.

 

Please follow and like us: