Albspirit

Media/News/Publishing

Pa dijeninë e Marios/Lidhja e re e Kim Kardashian vë në mejtime konspiracionistët amerikanë

Kim Kardashian dhe Pete Davidson kanë bërë lidhjen e tyre zyrtare në Instagram. Ishte Kardashian e cila ndau disa foto në rrjetin social, dy prej të cilave ishin me partnerin e saj të ri 28 vjeçar. Ky veprim i Kim-it vjen pak ditë pasi u divorcua zyrtarisht nga Kanye West.

Themeluesja e “SKIMS” dhe komediani u bënë kryefjalë e mediave të huaja në Tetor të vitit të kaluar pasi shkëmbyen një puthje në Saturday Night Live. Gjatë episodit, dyshja luajtën çiftin ikonik të Disney-t, Jasmine dhe Aladdin.

Më vonë atë muaj, ata ndezën thashethemet për një lidhje kur u fotografuan të kapur për dore në Buena Park, Kaliforni. Ata konfirmuan më pas lidhjen ndërsa shijuan disa ditë pushime së bashku në Bahamas në fillim të vitit të ri. Burime të besueshme thanë për mediat serioze se kjo lidhje nuk është bërë e ditur as nga grimieri personal i Kimit, Mario, një shqiptar nga Mali i Zi që jeton në SHBA.

Please follow and like us: