Albspirit

Media/News/Publishing

Komuniteti për Deltën e Bunës. Ligatina jonë, e ardhmja jonë!

Këtë qershor ne kemi organizuar panairin e Bunës, me veprimtari të shtrira në dy ditë ku morën pjesë komuniteti i zonës, përfaqësuesit e rinisë dhe fëmijët e shkollave, si edhe përfaqësuesit e mediave dhe partnerët tanë në Dajç dhe Velipojë, për të festuar rëndësinë e ligatinave në kuadër të Ditës Botërore të Mjedisit.

“Panairi i Bunës ishte për ne mundësia që të mund të përforconim njohuritë për qeverisjen e mjedisit në Deltën e Lumit Buna dhe për të ndihmuar krijimin e ndjenjës së pronësisë, dhe mobilizimin e komunitetit të zonës dhe rinisë për ruajtjen e ligatinës”, u shpreh Elizabeth Drury, Drejtuesja e Projektit për Programin e Ruajtjes në Zyrën Rajonale të IUCN-së për Evropën Lindore dhe Azinë Qëndrore. “Ne duam që gjithësecili në komunitet të jetë në gjendje të kontribuojë në një farë mënyre. Dhe së bashku me këtë, komuniteti bie dakord për zgjidhjet dhe rrugët që gjenden përpara. Ndonjëherë mund të ndodhë përmes përpjekjeve të individëve dhe përshtatjes së më shumë praktikave të qëndrueshme, herë të tjera përmes angazhimit vetjak në Komitetin e Menaxhimit të zonës së mbrojtur.”

Panairi u hap në një mjedis të gjallërueshëm në një bar në plazh me një skenë të mrekullueshme verore, muzikë dhe histori interesante të ndara nga të ftuarit kryesorë. Nën kujdesin e fushatës EDU BUNËN u organizuan një numër veprimtarish, të drejtuara nga Projekti Mandarina, me qëllim zbulimin dhe promovimin e atraksioneve ekoturistike përgjatë grykëderdhjes së Lumit Buna. Pjesëmarrësit e mbledhur shijuan një sërë historish të suksesshme të angazhimit për idetë të cilat shpejt u kthyen në shembujt e mirë të angazhimit të komunitetit të zonës dhe bizneseve të vogla, dhe mbështetjen që kanë marrë përmes projektit Living Buna.  Disa nga idetë u përqendruan në zvogëlimin e përdorimit të ujit në ferma, të tjera mbështetën restaurimin e habitateve ligatinore, ose ofruan mundësi të reja ekonomike duke paraqitur qasje eko-turistike miqësore me natyrën.

“Ne po ndërtojmë një ofertë konkrete për turistët përreth Lumit Buna- duke filluar në Velipojë, dhe duke shpresuar të zhvillohet një model me përfitime për komunitetin. Bujtina jonë gjendet 5 km larg Deltës së Bunës, kështu që ne shpresojmë të tërheqim vrojtuesit e shpendëve dhe turistë të tjerë të natyrës, duke u ofruar atyre në të njëjtën kohë prodhime nga komuniteti i zonës“, u shpreh Samela Vata, drejtuesja e rinisë, ndërsa prezantonte biznesin e ri të sapo hapur “Fermën 3B” si Bujtinë dhe Vrojtim të Shpendëve e cila ishte një nga rezultatet e projektit. “Ne jemi të bindur që kjo ide do të ketë qoftë sukses socio-ekonomik ashtu edhe mjedisor meqenëse bazohet në bashkëekzistencën tonë të shëndetshme me natyrën”.

“Duke promovuar praktikat e mira të administrimit të ujit dhe përmes ndërhyrjeve në terren, ne kemi përmirësuar cilësinë e ujit për komunitetin e Dajçit dhe sistemin e ujitjes në Darragjat dhe Shirq, ku ndërkohë kemi zgogëluar mundësitë e përmbytjeve në ato fshatra”, u shpreh Alminda Mema, nga Qendra e Informimit Aarhus Shkodër. “Mbi të gjitha, ne besojmë se kemi arritur të frymëzojmë komunitetin e zonës për të vlerësuar më shumë ujin dhe për ta përdorur atë me zgjuarsi.”

Në përfundim, Panairi përfundoi me një numër të veprimtarive angazhuese për të rinjtë. Për disa orë, qendra e vizitorëve në Velipojë mundi të dëshmojë dhënien e çmimeve për gjuetinë e gjallesave me temë natyrën, diskutime për zonat e mbrojtura dhe ligatinat, dhe ecje në natyrë me udhërrëfyesë. Për shumicën e nxënësve, kjoishte hera e parë që vizitonin zonën e mbrojtur aty pranë. Ne shpresojmë, të jetë e para nga shumë të tjera.

Fotot mund të shkarkohen këtu dhe të përdoren vetëm në kontekstin e kësaj historie: https://we.tl/t-2RfK52ymHb

Përse është e rëndësishme Delta e Bunës?

Delta e Bunës përbën një gamë të larmishme të habitateve unike natyrore, duke përfshirë ligatinat e rëndësisë ndërkombëtare. Përveç mbështetjes së një bote të pasur të natyrës së egër dhe bimësisë autoktone dhe të mbrojtur ajo njihet gjithashtu edhe për peizazhin e saj të dallueshëm kulturor që është streha e rreth 36,000 njerëzve.

Fatkeqësisht, ekonomia e rajonit është e dobët. Praktikat e paqëndrueshme bujqësore, shndërrimi i ligatinave në toka bujqësore, si edhe shkatërrimi i habitateve bregdetare të shkaktuara nga turizmi në rritje po ndikojnë në disponueshmërinë e ujit dhe rregullimin e zonës.

Delta e Bunës dhe ndryshimet klimatike

Delta e Bunës, është një nga zonat më të cënueshme ndaj përmbytjeve në të gjithë Mesdheun kur bëhet fjalë për rrezikun klimatik. Të dhënat më të fundit tregojnë se gjatë një episodi stuhie apo përmbytjeje, disa nga këto sipërfaqe do të gjenden në ujë në vitin 2100.

IUCN ECARO dhe partnerët e Living Buna, të mbështetur nga Fondacioni MAVA, kanë për qëllim të ndihmojnë organizatat kombëtare dhe të nivelit vendor dhe individët për të kuptuar rreziqet dhe për të gjetur zgjidhjet në natyrë, si edhe për të identifikuar strategjitë të cilat ndihmojnë komunitetet e nivelit vendor për të ndërtuar qëndrueshmërinë e tyre dhe për t´u përgatitur më mirë ndaj rreziqeve klimatike.

https://mail.google.com/mail/u/0/?tab=rm&ogbl#inbox/FMfcgzGpGnDfHHxTJqKGjVLRqcrHWqjq?projector=1

https://mail.google.com/mail/u/0/?tab=rm&ogbl#inbox/FMfcgzGpGnDfHHxTJqKGjVLRqcrHWqjq?projector=1

 

 

 

Please follow and like us: