Albspirit

Media/News/Publishing

Altin Sh. Kajtazi: FLUTURA MË S’PUTH GRILAT, POR QIELLIN

 

E nisa të lexoj më zë të lartë poezinë të titulluar Kosova në librin “Flutura në grila”, të poetit tashme të njohur Arif Bozaxhi. Autori, në këtë tekst poetik, përdorë vargje të dallueshme, më kuptim të fortë, më një metaforë editoriale që e kishte nisur kamotshëm.

E thënë më një fjalë, poezia e tij është përtej tekstit për shkak ndijores, dhe ngre pyetje të përgjithshme, se natyra e kuptimit, dhe roli i subjektit që e lexon, është futur në gjuhën universale.

Konkretizimi i vargjeve të poetit Arif Bozaxhi, ka sjellë atë në ekzistencë të plotë, për nga kuptimi është shpirtëror, dhe e ndjenë gjithsecili kur e lexon, duke ofruar origjinalitet në strukturë të vargut.

Kosova

Flutur në grila
buzëqeshje në bebëza
në përqafim me yje
Vrragë plage në ballë
Letërnjoftim i gjakut
Kartolinë lirie në një fjalë!

Ishte koha kur një varg të shkruhej për Kosovën, shndërrohej si re e zezë për pushtuesin, por poeti shkoj përtej rimimit të fjalëve, mund të përkufizohet si një lloj gjuhe që thotë më shumë, dhe e thotë duke e kërkuar, që flutura në grila të lirohet “në përqafim me yje”.

Kështu, çdo fjalë dhe strofë është e mbushur me kuptime atdhedashurie. Gjuha e autorit Arif Bozaxhi s’ka muskuj, por ka figuracion aq të fuqishëm, ku komunikon me popullin e tij aq bukur, sa përcjellë gjithë emocionin më imazhe, metaforë, më gjuhën poetike, më skemën e rimës, e kështu me radhë, deri sa tingulli buzëqeshi më përmbylljen e poezisë “kartolinë lirie në një fjalë”.

Kuptimi figurativ të poezia e Arif Bozaxhi, nënkuptohet më një fjalë, gjithçka që fjala mund të nënkuptojë, përveç kuptimit të saj të drejtpërdrejtë ajo ndërlidhet të vargu “paqja është mëngjesi i shpirtit tim”.

Personifikimi i autorit më titullin e poezisë “Është dritë që s’fikët”, përfshinë krejt qenien e tij më vargun e mëposhtëm “atdheu është më i madh se çdo dashuri”. Është gjaku i lidhur me njëri-tjetrin, në të cilën thuhet një gjë, por në të vërtetë është menduar në fakt, se koha do dëshmojë se “atdheu është flamur i diellit”.

Mos harroni se, një poezi mund të përmblidh gjithçka lidhur me të, p.sh. të vargjet “peizazh dashurie me shpirt horizonti”, do të thotë fjalë për fjalë, se buzëqeshja e fëmijës ka jetëgjatësinë e diellit, dhe fytyra e poetit mund të lexohet në të gjitha gjuhët, si memorandum i paqes dhe vuajtjet e popullit të tij i skaliti më vargun e fundit “në fytyrën time tërë dhuna e shukullit XX”, ra në mua. Për më tepër, sytë e poetit shohin:

Ëndrrën e shiut
Ëndrrën e shiut

pikoi

në tokë

Dhe fara

mbeti
shtatzënë

Kjo poezi ka edhe rimë të brendshme, në të cilën çdo fjalë brenda rreshtave pasqyron kuptimin e saj. Qetësia ka një zë që shëron thotë autori Arif Bozaxhi, dhe strukturalisht natyra ka qetësi, dhe shprehet më fjalë dhe shuhet më zjarr.

Libri “Flutura në grila”, ka pesë cikle dhe titujt tregojnë përmbajtjen e librit me përsosmërinë e saj strukturore, dashurinë ndaj lirisë së brendshme dhe të jashtme.

Poeti pohon se ai e ka kuptuar arsyen e saktë që ka ndodhur më vendin e tij, duke përballuar shumë stuhi që rënduan supet, por asnjëherë duke mos i përkulë.

Lumi jetës

Në mua

rrjedh
një lumë

Derisa yjet

të bien

në gjumë

Në librin poetik “Flutura në grila”, autori shkruan në vetën e parë shpeshherë, ku nënkuptohet dhe shërben si një vëzhgues i largët, që sheh në dritën e faktit. Përsëri fillojmë të kuptojmë dhembjen e autorit ku shprehet “nëpër trupin tim kaluan 52 vjeshta 52 heshta”, dhe duket qartë se koka del në bregun, që sheh sipërfaqen e gjelbër, dhe gjithçka e keqe e kaluar hyn në përrua.

Autori lëvron fushën duke e kërkuar paqen, “me një grusht shi lirie duart e mia nuk i zë gjumi”, e që më pastaj “sytë e nënës i kam buzëqeshje, në fjalë në katër stinë”.

Duket se autori ka një “pasqyrë të bukurisë”, dhe mban kujtimin e zogjve dhe të shiut që e puthte barin. Ndërsa, sipas poetit, gruaja është një meteor që “shpirti i saj është rrugë galaktike e qumështit”.

Pas meditimit, autori i ulur vëzhgon një lejlek më dhimbje ku thotë “midis lumit Majna një lejlek pinte diellin”, shohim një metaforë trasedencë të mprehtë, në atë që ndodhë me një mendje, që shtrydhë etjen e luleve.

Autori e përmbyll librin më ciklin e fundit “Rrënjët”, ku përshkruan shqiptarin e pa-dorëzuar më shekuj ndaj lirisë.

Plisi

Plisi

si lisi

qëndron në shekuj

në malet e kohës

Zogu prijësi

shkëlqen në ballë

si yll fisi

Plisi

Bardhësi e tokës

Në zemrën e lokes

Plisi

Abetare
Dritare

Në ballin e Ilirit.

Kadenca e autorit u ndjekë nga dy perspektiva, nga ajo e trashëguar për liri, dhe më një troke që i tha jehonë vargut, që zogu i fëmijërisë fluturoi me bukurinë e hapësirës qiellore.

Autori Arif Bozaxhi sheh si një zog dhe “thur këngën e shiut karshi luleve, shëron pëllumbin në pranga, me këngë e përqafon Zotin”.

Leximi i librit “Flutura në grila”, të autorit Bozaxhi është art mbi temperamentin, dhe teknikën të shprehur aq qartë, me ndjeshmëri të hollë e plotë stil të eruditit.

Poetin Arif Bozaxhi do ta quaj një rilindës, për mënyrën e formimit të vargut, më një elegancë kozmopolitane deri në shpirt.

 

Please follow and like us: