Albspirit

Media/News/Publishing

Qeveria aktuale mundet dhe duhet të padisë Serbinë për Gjenocid në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Florim Rullani

Reçaku është dhimbje që ndërgjegjësoi diplomacinë botërore që të vepronte kundër shtetit kriminal serb.

Reçaku atëbotë kishte zënë vend në mediat dhe kancelaritë e shteteve më me ndikim në botë. Ish-sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright e kishte dëgjuar lajmin dhe ishte zgjuar me ankth se ç’do t’i sillnin orët në vijim Kosovës.

Përkujtimi me dhimbje i asaj masakre, është sot po aq edhe homazh për të gjithë shqiptarët që vunë zemrat e atdhedashurisë dhe gjakun e tyre në mbrojtje të Kosovës dhe që e bënë Kosovën e gjakut tonë shtet të lirë, të pavarur dhe demokratik!

Më shumë se kurrë sot, Reçaku ndan patriotët nga pseudopatriotët, atdhetarët nga tradhëtaret, shqiptarët nga antishqiptarët!

Reçaku duhet të bëhet apel për drejtësi ndërkombëtare, është monumenti më i mirë si referencë për shqiptari.

Reçaku u harru nga Institucionet e Kosovës që është fatkeqësi e madhe politike, diplomatike, historike. Me datën 04.05.2016 banorët e Reçakut kanë drejtuar edhe kërkesë zyrtare në komunën e Shtimes, me qëllim që kërkesa e tyre të realizohet për menaxhimin e kompleksit të cilin nuk po e mirëmban askush. Ky kompleks meriton menaxhim të mirë derisa shumë përsonalitete dhe organizata të huaja.

Serbia në vend të kërkimit të faljes dhe gjykimit të kriminelëve të luftës për gjenocid kundër njerëzimit në fshatin Reçak dhe gjithandej Kosovës, më 21 prill 2022, televizioni shtetëror RTS shfaq film dokumentar me metrazh të gjatë të titulluar “Dosja e Kosovës – Raçak”, të autores Sll    agjana Zariq.

Ky dokumentar është një falsifikim i tmerrshëm i historisë për Masakrën e Reçakut. Është fyerje e madhe për familjet e 42 viktimave civile të Reçakut që padrejtësisht u vranë më 15 janar 1999 dhe gjithë Kosovës.

Abstenimi i  Ministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës z. Nenad Rashiq për ndarjen e 70 mijë eurove për librin ‘Reçaku’ është jo ndaj të vërtetës së kaluar shumë të dhimbshme që ka kaluar Kosova, që në shtete serioze do të ishte shkarkuar menjëhere dhe duhet të shkarkohet sa më parë.

Qeveria aktuale, mundet dhe duhet të padisë Serbinë për Gjenocid në Gjykatën Penale Ndërkombëtare e cila është fuksionale aktualitsht që merret eksluzivisht me krimet shtetërore kundër civilëve, gjegjësisht me krimet që i bëjnë shtetet e caktuara në territorin tyre ose në shtete tjera.

Kosovës i ka munguar nga mos puna një ’Dosje’ me prova krimesh serbe që do t’i adresohej kësaj gjykate dhe për pasojë të kësaj neglizhence të papranushme nga Institucionet e Kosovës, Serbia tash e disa vite sillet si e shfajësuar, madje nuk mungojnë përpjekjet e saj të sillet si viktima, të gjoja, reprezaljeve të Kosovës.

Dosja e munguar me këto krime, nuk mund të ketë justifikime për ta vazhduar avazin e njëjtë; jo rastësisht ka zëra që kabineti i kryeministrit Kurti është duke u përgatitur për ngritjen padisë për Gjenocid kundër Serbisë.

Konsideroj se pikërisht kjo mund të jetë aktuale kur ka presion mbi krerët e Institucioneve të Republikës së Kosovës, që po iu kërkohet të bëjnë koncesione ndaj Serbisë.

Diplomacia zyrtare e Kosovës duhet të na spjegojë se pse nga BE-ja mungon një kërkesë drejtuar Serbisë për marrjen e përgjegjësive penale, materiale, politike e morale për masakrat e kryera në Kosovë gjatë periudhës së viteve 1998/99 dhe për një listë të gjatë dëmesh në pronë dhe për dhunën e ushtruar seksuale mbi rreth 20 mijë veta.

Reçaku dhe vend-masakrat e shumta në Kosovë janë tokat tona të lara me gjak që nuk falen, që nuk mund të dalin në pazarin e politikëbërjes, në Bruksel dhe askund tjetër në botë, sepse nuk do të lejojmë, sepse nuk mund të lejojmë në asnjë mënyrë dhe me asnjë çmim që të na përsëritet historia.

Please follow and like us: