Albspirit

Media/News/Publishing

Ndrek Gjini: Kruno Krstiq, arbëreshi nga Zara dhe betejat e tij në mbrojtje të gjuhës kroate

 

Kruno Krstiq ishte gjuhëtar, filozof, psikolog, enciklopedist, përkthyes dhe kritik Arbëresh. Ai ka lindur në Arbanas afër qytetit të Zarës në Kroaci, më 13 nëntor 1905 dhe ka vdekur në Zagreb, 6 dhjetor 1987.

Krstiq rrjedh nga një familje emgrantësh shqiptarë të besimit katolik, të cilët u larguan nga Shqipëria në kohën e pushtimit otoman. Të parët e tij kanë jetuar në një fshat pranë liqenit të Shkodrës. Në vitet 1726 dhe 1733 para-ardhësit e tij u vendosën në Arbanas, pranë qytetit të Zarës në Kroaci. Babai i Krstiqit, Ante, ishte mësues, kështu që Kruno, së bashku me shtatë vëllezërit dhe motrat e tij, e kaloi fëmijërinë në vendet ku i ati shërbente, pjesërisht në Kukljicë të ishullit Ugljan. Shkollën publike e ndoqi nga viti 1910 deri në vitin 1915 në Otok afër Sinjit, një shkollë e mesme françeskane në Sinj dhe në vitin 1926 u diplomua në shkollën e mesme klasike italiane “Gabriele D’Annunzio” në Zadar. Më pas, nga viti 1926, studion filozofi me psikologji dhe gjuhë italiane me letërsi në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Zagrebit, ku u diplomua aty në vitin 1930 dhe më pas në të njëjtin fakultet në vitin 1934 me diplomë për gjuhë frënge dhe latine dhe letërsi.  Doktoroi në vitin 1937 me disertacionin Psikologjia dhe përmbajtja e saj: polimorfizmi perspektiv i lëndës së psikologjisë. Ai u trajnua dy herë në Institutin Fonetik në Paris, në Sorbonë dhe në College de France në filozofi, psikologji dhe gjuhësi. Ai ishte mësues i shkollës së mesme në Zagreb, Sisak dhe Osijek dhe në vitin 1940 u bë zyrtar arsimor i Banovina Hrvatska. Gjatë NDH-së, ai bashkëpunoi kryesisht me artikuj filologjikë dhe filozofikë në Hrvatsko narod, Novi list, Hrvatska revija, Hrvatska Smotra, Vienac dhe Spremnost. Nga fillimi i vitit 1942 deri në fillim të vitit 1943 shkon në Itali për përmirësimin e gjuhës dhe pas kthimit punësohet sërish në gjimnazin e Zagrebit, ku punoi deri më 20 prill 1945, më pas emërohet asistent në Departamentin Filozofik të Fakultetit Filozofik në Zagreb. Në maj të vitit 1945 emigroi në Austri dhe pas gjashtë muajsh u kthye në Zagreb. Në vitin 1947, një padi private “për shkak të bashkëpunimit me okupatorin” u refuzua nga Prokuroria Publike në Zagreb si e pabazuar. Që nga viti 1947 e deri në vitin 1948 mbeti i papunë dhe më pas deri në vitin 1950 punoi si korrespodent, mbajtës regjistrimesh dhe magazinier në degën e Mesoprometit në Zadar e në Split. Në vitin 1950 punoi si bibliotekar në Arkivin Historik të Zarës dhe nga viti 1951 deri në vitin 1975 punoi në Institutin Leksikografik.

Vdiq në Zagreb në vitin 1987. Pas vdekjes, ai u nderua duke e riemërtuar një shkollë fillore me emrin “Kruna Krstiq”, që ndodhet në Zadar.

Vepra gjuhësore jashtëzakonisht e rëndësishme e Kruna Krstiqit njihet pak nga publiku. Ai njihet më së shumti si bashkautor i traktatit “Dallimet ndërmjet gjuhës kroate dhe serbe”. Ai  përgatiti dhe një fjalor të veçantë dy gjuhësh. Veprimtaria e tij gjuhësore ka një gamë më të gjerë; duke qenë se ai ka botuar shumë artikuj, por ato njihen pak ose aspak. Në këto tekste, Dr. Krstiq, veçanërisht në polemika pas botimit të “Dallimet ndërmjet gjuhës kroate dhe serbe”, ku ai hodhi poshtë tezat kryesore serbo-kroate të kolegëve të tij polemistë, veçanërisht të dishepullit të Maretiqit, priftit të orientimit unitar jugor Jerko Grškoviq (nga ajo polemikë rrjedh prezantimi ironik i gjuhës me dy emra (serbo-kroate), një metaforë që u përdor më vonë nga Tomislav Ladan në vitin 1967. Kruno Krstiq është edhe autor i teksteve të rëndësishme “Legjislacioni gjuhësor kroat”, “Hapësira kuptimore e fjalëve”, “Çështja e serbëve”, “Rruga historike e gjuhës letrare kroate” etj., shumica e të cilave u botuan në shtyp në vitin 1941. – 1942. Disa nga këta artikuj janë të disponueshëm në librin e Marko Samardžija-s Gjuha kroate, ortografia dhe politika gjuhësore në NDH, HSN, Zagreb, 2008. Në to, Krstiq nënvizoi qartësisht dallueshmërinë e Kroatishtes në tre dialekte, parashikoi “presionin normativ” që u ngrit në mesi i shekullit të 18-të, si fillimi i standardit të gjuhës tërësisht kroate, hodhi poshtë gramatikanët e rinj që zgjatën në disa segmente të gjuhësisë kroate deri në dekadën e gjashtë të shekullit të 20-të, dhe theksoi rolin e letërsisë kroate të Rilindjes në kodifikimin e gjuhën kombëtare kroate(e cila është një fushë që ende pret një trajtim më të detajuar). Një nga kundërshtarët më të zëshëm të rifutjes së drejtshkrimit rrënjësor, ai, si gjuhëtarët e tjerë, nuk mund t’i rezistonte politikës gjuhësore oktroverte të shefit Paveliq. Fundin e luftës e priti në një pozitë të pasigurt ekzistencialisht, kështu që vetëm Miroslav Krlezha, kur u emërua kryeredaktor i Enciklopedisë së Jugosllavisë, mundi ta punësonte në Institutin Leksikografik. Krstiqi qëndroi atje deri në fund të jetës së tij, duke shkruar shumë shënime enciklopedike, por ai nuk mundi të merrej me punë gjuhësore dhe kulturore e letrare nën emrin e tij.

Please follow and like us: