EKSPERTI I KIBERNETIKËS DR. MAURICE DAW SON JR. VJEN NGA SHBA NË KOLEGJIN AAB PËR PROGRAM 14 DITOR
3 Mars 2023
Në kuadër të projektit “Fulbright specialist” ku Fakulteti i Shkencave Kompjuterike u zgjodh përfitues, eksperti i kibernetikës nga SHBA-të, Dr. Maurice Daw son Jr. do vizitoj Kolegjin AAB për të mbajtur një seminar, punëtori dhe trajnim për studentët.
Programi do implementohet nga data 16-30 prill 2023, ndërsa qëllimi i këtij programi është krijimi i bashkëpunimit mes institucioneve akademike të Kosovës me ekspertë dhe profesionistë të fushave të ndryshme, nga universitetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Dr. Maurice Dawson Jr, është asistent profesor i Teknologjisë së Informacionit dhe anëtar i Qendrës për Edukim për Sigurinë Kibernetike në Institutin e Teknologjisë të Illinois. Kërkimet e tij kanë udhëhequr fusha të ndryshme si luftën kundër terrorizmit, parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore dhe luftimin e ekstremizmit në internet.
Eksperti i kibernetikës Dr. Maurice Daw son Jr. vjen nga SHBA në Kolegjin AAB për program 14 ditor