Albspirit

Media/News/Publishing

Mbreti Zog në përurimin e legatës së re të SHBA në Tiranë

GAZETA AMERIKANE (1929) / MBRETI ZOG DO TË KËRCEJË ME BASHKËSHORTEN E AMBASADORIT CHARLES C. HART NË INAUGURIMIN E LEGATËS SË RE TË SHBA-VE NË TIRANË

Burimi: Pas betimit, Mbreti shikon nga dritarja e pallatit të tij demonstrimin e besnikërisë së popullit shqiptar. — Foto : © Armando Bruni. — L’Illustrazione Italiana, Milano, 16 shtator 1928

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 3 Mars 2023

 

“St. Louis Post-Dispatch” ka botuar, të enjten e 6 qershorit 1929, në ballinë, një shkrim mbi ngjarjen e bujshme të pjesmarrjes së Mbretit Zog asokohe në inaugurimin e Legatës së të SHBA-ve në Tiranë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

 

Zogu premton se do të kërcejë me gruan e të dërguarit të SHBA-ve

Mbreti i Shqipërisë do të bëjë daljen e tij të parë publike në inaugurimin e Legatës Amerikane

Nga Associated Prees.

Burimi : St. Louis Post-Dispatch, e enjte, 6 qershor 1929, ballinë

Tiranë, Shqipëri. 6 qershor. — Mbreti Zog ka pranuar të përurojë ndërtesën e re të legatës amerikane, e cila është me shpejtësi drejt përfundimit dhe që është struktura e parë e ngritur kudo në botë nga qeveria e Shteteve të Bashkuara për përdorim specifik të një legate ose ambasade.

Mbreti gjithashtu ka premtuar se do të bëjë paraqitjen e tij të parë publike që nga ngjitja në fron duke marrë pjesë në një ballo dhe pritjen që do të hapë ndërtesën e re të legatës. Ai do të kërcejë me znj. Charles C. Hart, Minneapolis, Minn., gruan e ministrit (ambasadorit) amerikan. Kjo do të jetë hera e parë që sovrani i ri europian do të shkelë në një legatë të huaj dhe hera e parë që do të marrë pjesë në një kërcim (vallëzim) publik.

Hart, dikur korrespodent i gazetës së Uashingtonit, ka ftuar 1000 të ftuar në hapjen e ndërtesës së re të legatës, të cilën e ka projektuar vetë. Mbreti Zog do të mbajë një fjalim.

Please follow and like us: