Albspirit

Media/News/Publishing

ME 14 MARS MBAHET KURSI I RADHËS NË KUADËR TË EVP NË KOLEGJIN AAB

6 Mars 2023

Me datën 14 mars në kuadër të Edukimt të Vazhdueshëm Profesional, do mbahet kursi ndërkombëtar i radhës me temën “Roli i infermierëve në menaxhimin e infeksioneve intraspitalore (nozokomiale)”, në Qendrën Mediale të Kolegjit AAB.

Kursi do mbahet nga ora 09:00 – 14:30, ndërsa ligjëruese do jenë Jonida Celoaliaj dhe Afërdita Seferaj. Njësoj si kurset tjera edhe ky kurs është i akredituar nga Oda e Infermierëve të Kosovës, me 8 pikë kredituese për pjesëmarrje pasive. Mundësi aplikimi kanë të gjithë profilet shëndetësore dhe jo shëndetësore, me interes për të mësuar mbi sfidat në kujdesin shëndetësor në menaxhimin e dhimbjeve tek pacientët me sëmundje të ndryshme.

Aplikimi bëhet në këtë link: kliko këtu, më pas do pranoni emailin e aplikimit, ndërsa pagesa bëhet në këtë numër të xhirollogarisë: TEB 2014 0000 0848 9233.

Pagesa duhet të dorëzohet si kopje fizike tek zyrja e asistentëve të Fakultetit të Infermierisë, jo më larg se një ditë para datës së trajnimit. Pagesa për studentët është 10 euro, kurse për profilet e tjera është 15 euro. Pjesëmarrja është e limituar!

Me 14 mars mbahet kursi i radhës në kuadër të EVP në Kolegjin AAB

Please follow and like us: