Albspirit

Media/News/Publishing

PROGRAMI VULLNETAR DHE PROFESIONAL “ANGLISHTJA NGA UNË TE TI” NË VITIN E PESTË TË IMPLEMENTIMIT

10 Mars 2023

Ky është viti i pestë me radhë që studentët e Fakultetit të Gjuhës Angleze të Kolegjit AAB japin kontributin e tyre duke ofruar mësime falas në gjuhën angleze për fëmijët e fshatit SOS, Prishtinë, të cilët kanë nevojë për mbështetje financiare dhe sociale. Edhe këtë vit një numër i konsiderueshëm i studentëve vullnetarë iu nënshtruan trajnimit disa javor në lidhje me metodologjinë e mësimdhënies, të udhëhequr nga profesori i Fakultetit të Gjuhës Angleze, Niman Dreshaj.

Thelbi i këtij programi qëndron në kultivimin e ndjenjës së humanizmit që ofron kontributi në komunitet te brezat e rinj. Programet e tilla përfaqësojnë një nga traditat e shumta të Fakultetit të Gjuhës Angleze të Kolegjit AAB, ku studentët janë në qendër me qëllim avancimin e aftësive të tyre profesionale, akademike dhe sociale.

Programi vullnetar dhe profesional “Anglishtja nga Unë te Ti” në vitin e pestë të implementimit

Please follow and like us: