Albspirit

Media/News/Publishing

STUDENTI I KOLEGJIT AAB MUHAMET RAMADANI, SJELL MEDALJEN E ARTË NGA KUPA E EVROPËS

13 Mars 2023

Studenti i Kolegjit AAB Muhamet Ramadani, merr medaljen e artën në Kupën e Evropës. Studenti i Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit të Kolegjit AAB, Muhamet Ramadani, po vazhdon të

thyej rekorde në hedhjen e gjyles. Ai ka marrë medaljen e artë në Kupën Evropiane të hudhjeve U-23, ndërsa hodhi gjylen në një distancë prej 19.28 m. Para pak kohësh Muhameti u zgjodh edhe sportisti i vitit nga Federata e Atletikës së Kosovës, ku ishte më i miri nga të gjitha grupmoshat.

Sukseset e ngjashme me ato të Muhametit, bëjnë që Kolegji AAB të jetë i nderuar dhe privilegjuar me kuadrot që nxjerr nga gjenerata në gjeneratë.

Studenti i Kolegjit AAB Muhamet Ramadani, sjell medaljen e artë nga Kupa e Evropës

Please follow and like us: