Albspirit

Media/News/Publishing

Poetja Irma Kurti nderohet në Itali me Diplomën dhe Medaljen “Grazia Deledda”

 

 

 

Poetja dhe shkrimtarja shqiptare Irma Kurti nderohet me Diplomën dhe Medaljen ‘Grazia Deledda’ me motivacionin:“Për kontributin aktiv në nderimin e figurës së Grazia Deledda-s në vitin e 150 vjetorit të lindjes”. Medalja përkujtimore është  realizuar nga skulptori Pietro Longu.

Enciklopedia poetike WikiPoesia krijoi Komitetin Kombëtar me rastin e 150 përvjetorit të lindjes së poetes Grazia Deledda (Nuoro, 28 shtator 1871 – Romë, 15 gusht 1936) për të nderuar veprën esë vetmes grua italiane, fituese të çmimit Nobel për letërsinë më 10 dhjetor 1926 (dhënë në vitin 1927).

Vlerësimi i jepet autores shqiptare nga KomitetiKombëtar i drejtuar nga Renato Ongania (presidenti i kaluar i Enciklopedisë Poetike). Kalendari i 150-vjetorit të lindjes së Grazia Deledda filloi më 10 dhjetor 2021 dhe përfundoi më dhjetor të vitit të kaluar.

Poetja dhe përkthyesja shqiptare Irma Kurti gjatë vitit 2022 botoi dy libra me poezi, prozë poetike dhe aforizma të Grazia Deledda-s. Ajo solli në gjuhën shqipe librin “Rrëzohet një gjethe” me logon e Shtëpisë Botuese “Lena graphic” në Kosovë si dhe përmbledhjen në gjuhën angleze “A leaf falls” nën siglën e shtëpisë botuese “Ukiyota publishing” në Kanada.

 

 

 

 

Please follow and like us: