Albspirit

Media/News/Publishing

Katjusha Pogaçi: PARKUT TË MADH TË TIRANËS

 

Faleminderit, rrënjë e gjethe

Erë, që fryn në atë park,

Kudo ku jam ju marr me vete

Faleminderit, në çdo hap!

 

Faleminderit, ujë e ajër

Edhe ti diell me aq flakë,

Faleminderit, zogj në këngë

Ju marr, ju kam, kudo ku jam.

 

E qetë e bukur çdo rruginë

Çdo pemë gjelbëron më vete,

Një pyll qëndron mbi çdo kodrinë

Me fëshfërimë më flet çdo gjethe.

 

Faleminderit me gjithë shpirt

Për qetësinë që mbjell në zemër,

Nuk ka si ti një shok të dytë

Balsam në, jo sy i vëngër.

 

E enjte, 31 janar 2013.

Please follow and like us: