Albspirit

Media/News/Publishing

CERTIFIKOHEN STUDENTËT PJESËMARRËS NË PROJEKTIN E MBËSHTETUR NGA KOMISIONI EVROPIAN – ERASMUS+

5 Prill 2023

Janë certifikuar studentët të cilët kanë përfunduar me sukses lëndën “Impakti i BE-së në Kosovë I dhe Impakti i BE-së në Kosovë II”, si pjesë e projektit ndërkombëtar të financuar nga Komisioni Evropian, implementuar nga Kolegji AAB.

Në këtë ceremoni morën pjesë Drejtoresha e Zyrës për Zhvillimin e Projekteve, Iliriana Geci dhe profesori i Fakultetit të Administratës Publike të Kolegjit AAB, Bashkim Rrahmani, bashkë me studentët, ku disa prej tyre ishin edhe pjesëmarrës të këtij projekti. Kjo lëndë ka një rol të rëndësishëm pasi qëllimi i saj është të njoftojë studentët me koncepte sikurse pajtimi ndër-etnik, solidariteti, dialogu social, toleranca, diversiteti dhe inkluzioni, demokratizimi dhe transformimi social, si parime apo vlera evropiane të cilat kontribuojnë në ndërtimin e një shteti demokratik.

Në kuadër të kësaj lënde studentët patën rastin të realizojnë aktivitete të shumta si: ligjërata, punë hulumtuese dhe shpërndarje të informatave.

Certifikohen studentët pjesëmarrës në projektin e mbështetur nga Komisioni Evropian – Erasmus+

Please follow and like us: