Albspirit

Media/News/Publishing

AVDUSH CANAJ: NE, TË VEGJLIT

Të rriturit
s’e dinë
pse dielli fle pas malit
pse era ecën pa atlete
pse deti nganjëherë zemërohet
S’e dinë
të rriturit
ku i qepin fustanet fluturat
ku i blejnë xhaketat mollëkuqet
ku rriten përrallat me ngjyra
S’kanë dëgjuar kurrë
për muzikën e luleve
as për pikturat e reve
as për alfabetin e milingonave
Ne, të vegjlit
i dimë të gjitha
edhe gjuhën e zemrave
kur flasin shpesh

me sy e vetulla…

Please follow and like us: