Albspirit

Media/News/Publishing

Dr. Vlora Obertinca: Fuqia e mendjes, fuqi hyjnore

 

“Fuqia e mendjes është një fuqi hyjnore që nuk mund të preket fizikisht, por mund të ndihet emocionalisht, fuqi kjo që e kontrollon fizikun dhe psikikën e njeriut, si dhe çdo gjë që e rrethon atë. Kjo fuqi mund të ndërtojë dhe të krijojë kryevepra dhe mrekulli të papara, por edhe mund të shkatërrojë aq shumë, saqë dëmet mund të jenë të pariparueshme, në varësi se si e përdorim këtë fuqi”, Dr. Vlora Obertinca.

 

​Ruajeni dhe duajeni mendjen tuaj, sepse është thesar i paçmuar. Përkëdheleni atë thesar ashtu siç përkëdhel nëna foshnjën për herë të parë, ashtu si nëna përkujdeset për foshnjën e vet natë e ditë, pa u lodhur fare, me dashuri të pakushtëzuar.

Ky është një sekret i pathënë, por është një realitet që mund ta zbatojë dhe ta përjetojë secili prej nesh, sepse çdo njeri e ka këtë thesar që nga ardhja në këtë jetë.

Shfrytëzoni thesarin tuaj me shumë kujdes dhe përkushtim, sepse po e trajtuat këtë thesar siç duhet, nuk do t’iu lërë asnjëherë në baltë.

Andaj, nuk e them rastësisht që dijenitë e mëdha, burojnë nga thesaret e vogla e ky thesar i vogël është mendja jonë dhe fuqia e saj e pafundme.

Marrë nga libri “Vera e shpirtit” të Vlora Obertincës.

Please follow and like us: