Albspirit

Media/News/Publishing

Ferdane F. Sahiti: Muza jem

 

Asht e plotë si hana

E ngohtë si dielli

 

Asht e thellë si deti

E naltësi ka si qielli

 

Ajo asht nana jem

Muza e jetës tem.

 

E përmenda hanën, nanë

Se nganjëherë me duken si ti

E përmemda dhe diellin

Që jep ngrohtësi

Por prapë, jo nuk mund të krahasohen me ty

sepse ato vijnë  vetëm në kohën e tyne

E ti, Nanë më je gjithë aty.

 

E përmenda thëllësinë e deti, Nanë

Ku atje gjendesh ti

Je perlë, moj Nanë

Me e bukura hyjni.

 

E përmenda dhe qiellin me naltësi

Sepse gjurmët e meshirës hynore kanë mbet tek ti

Ti je Muza jem që me falë veç dashni.

Please follow and like us: