Albspirit

Media/News/Publishing

Niko Mihali: Histeri mediatike kundër Iso-Polifonisë

Në harkun kohor të dy-tre javëve të fundit ka patur një debat të dendur mediatik me kronika, rezoluta, emisione televizive, ligjërata e shkrime nga nivele të ndryshme në rrjetet sociale deri në klithma edhe histerike të disa niveleve mediokre që vendosin fjalën ‘Stop Isopolifonise shqiptare’. Ka disa vjet me flukse e flukse, me letra gjer tek kryeministrat e kohës apo presidentët e Republikës, për ta zhdukur këtë togfjalësh jo vetëm nga e folura e përditshme, por edhe nga veprimtaritë kombëtare apo ndërkombëtare, gjer në aulat e sitet e UNESCO-s, por sigurisht këto klithma gati histerike, janë shuar shpejt dhe askush nga këto nivele akademike apo shtetërore, nuk ka treguar interes. Dhe ka munguar ky interes se gjithë kjo zhurmë e këto diskutime, janë pa asnjë vlerë e asnjë përfitim, se logjika të çon se nuk ka asnjë tendencë çkombëtarizimi dhe as ndonjë paragjykim që dikush e glorifikon, sikur u bë hataja, na morën shpirtin e këngës dhe nesër do na marrin edhe malet. Por jo. JO dhe Jo. Malet dhe këngët kanë qenë e janë këtu mes nesh e me ne.

Nga gjithë kjo zhurmë e servirur nga gjoja profesoresha e profesorë prej vërteti, nga profesorë të vetëshpallur që e shfaqin këtë nofkë nëpër tituj gazetash  në mëngjes dhe e heqin në darkë, ka edhe zëra të qetë që kërkojnë si mund të rregullohet më mirë kjo punë dhe si mund të punohet më mirë, për promovimin e kësaj muzike në grup moshash të ndryshme, si mund të sigurojmë e ngrejmë fonde për të përfshirë sa më shumë njerëz në këtë kulturë. E vlerësoj dhe mbështes kumtimet e Timo Mërkuri, Tomor Lelos, Koço Vasilit, Kristo Çipës dhe veçanërisht të Sejmen Gjokoli e të dhjetra e dhjetra drejtues grupesh polifonike që kanë vite që punojnë e promovojmë këtë lloj kënge jo vetëm në zonat e qytetet e tyre, por edhe në dhjetra festivale folklorike jo vetëm në Francë e Holandë e Belgjikë e Korsikë etj por edhe gjer në Lituani e Rusinë e largët e kudo dhe po bëhemi gati që një grup të tillë ta dërgojmë në sallën e UNESCO-s për ta promovuar atje.

Përgjigjet e dhëna nga autorët që citova argumentojnë se togfjalëshi Iso-polifoni nuk është pronë e një krahine e Labërisë, por e gjithë Toskërisë dhe e ezauron këtë dukuri. Por e veçanta është se zhurma bëhet vetëm në zonën labe, pjesa tjeter ndjehet mirë dhe qetë se e ndjen vehten të përfshirë, këndon me iso dhe lufton ta pasurojë atë gjë. Nuk kuptoj se ku e gjen këtë të drejtë kjo shoqatë që merr përsipër dhe imponon edhe të tjerë. Të vjen keq që shumica e atyre që kanë ligjëruar në atë takim ku u ngjiz kjo deklaratë apo peticion nuk kish asnjë autoritet të fushës, që u nga kryetari pa mandat e gjer tek disa punonjës kulture periferikë që kur i shikoja me ato gjyslykë të varura në podium, më sollën ndër mend ato dhjetra e dhjetra objekte muzeale që i kanë  zhdukur nga fondi i muzeve dhe i kanë shitur tek komshinjtë tanë dhe kur i kanë paditur në gjyq kanë shpëtuar si shumë të tjerë duke blerë gjykatësit dhe jo njëherë por tre herë. Ndër të vetmit zëra të asaj kronike thashë dhe besova kur e pashë prof. A. P. se  si njeri i muzikës do ishte objektiv, ndërsa ai u shfaq më keq se një prokuror i Diktatures duke i bërë gjyqin shokut të tij duke e bullizuar “bizanto-polifon” ose isofon, Z Peçi, nuk ju nderon ai qëndrim dhe diskutim sepse ju të dy bashkë me Prof. e akademik V S Tole keni punuar vite e vite bashkë që nga TOB, Ansambli Kombëtar i Këngëve e Valleve, Akademia e Arteve, ShK Përmet ku lulëzon si askund tjetër muzika e Sazeve me iso etj. Nuk kishit gjetur një vend e një formë tjetër ta ndanit me mirëkuptim këtë gjë?! Po mirë mo i dashur, kompozitor, që je dhe më i dalë se shumë të tjerë, pse i shkarkova gjithë ato rrufe si Zeusi  mbi shokun e kolegun tënd?! Dua të besoj se për mënyrën e fjalorin që përdorët, duhet të kesh kërkuar falje!!

Po këto propozime janë veprime kolegjiale që bëhen në Ministri dhe shkojnë me firmën e ministrit përkatës të kohës. Dhe sot ky ish-ministër firmos Peticionin?! A është i besueshëm emri i tij në atë peticion që është kundër këtij togfjalëshit Iso-polifoni?!

Unë nuk e besoj atë firmë si shumë të tjera, se për fat te keq njoh njërin nga ata firmëtarë që ka bërë dhe herë të tjera nga këto lajthitje. Po gjithë ata kryetarë e anëtarë të këshillave bashkiakë që në përvjetorin e 5-të të Iso-Polifonisë i dhanë titullin e lartë ‘Qytetar Nderi’, z. Tole si në Vlorë, Gjirokastër, Përmet, kaq naivë e të pavëmendshëm qenë? Vetëm ky përgjegjës i vatrës së kulturës u tregua i vëmendshëm dhe e ngriti në art këtë gjë e angazhoi “sedrat e fjetura të kombit”!

Nga reagimet e shumta në rrjetet sociale ku trajtohet ky problem, ezaurimi apo heqja e këtij termi është minorancë. Ky është një egoizëm e xhelozi profesionale dhe kuptohet ecuria e prof & akademik V Toles, botimet e tij zë fundit si për Prof. Ç Zadeja, muzikën qytetare të Tiranës, Historikun e Sazeve dhe monografinë për Usta Laverin e dhjetra botime të tjera, ju paskan prishur rehatinë apo statukuonë tuaj. Mundoheni te diskutoni identitetin e tij, të autorit që ka shkruar e botuar si askush  “Himni i Flamurit Kombëtar” ka sjellë si askush frymën e Bandës së Vatrës “si urë lidhëse mes dy popujve miq me mijëra km larg. Po Çmimin e Parë në shkallë boterore me” Operën e Tokës” në prag të Lojërave Olimpike të Athinës para 15 apo 20 vjetëve, që ishte një kurorë dafine për krijuesin shqiptar. Dhe në se ka ndonjë mendim për ato sirenat greke, fundja e ka gjykimin e tij individual… Edhe pse ndonjë individ i përbuzur nga të gjithë – por nga të gjithë, tregon prroin psiqik të tij duke botuar dhe një libër vetëm me të shara…

Unë ju mbështes në argumenta tuaja si Timon dhe Sejmenin e dhjetra të tjerë që janë treguar më të kursyer në gjykimet e tua. Kjo është një dorë e zezë antikombëtare dhe aty-aty religjionale, që individë të caktuar e glorifikojnë… dhe e shesin për ndërgjegje kombëtare. Unë ngre zërin tim dhe ju sugjeroj autoriteteve shtetërore të mos përfshihen në këtë punë, se me aq sa e njoh UNECON-n si shoqatë që punojmë ne partneritet me të, nuk bën të tilla shartime. Të vetmen gjë që mund të bëjë nga ky reaksion është vetëm çregjistrimi i kësaj vlere. Dhe të fundit që dua të them është që askush të mos flasë e shkruaj me “kompetencë”: Stop Isopolifonise! Ai tregon nivelin e tij minor, sepse ky është emërtimi zyrtar dhe duhet ta respektojmë, ndaj dhe unë pasnesër, mu në qendër të BE do të organizoj dhe moderoj një Ëorkshop ndërkombëtar për njohjen dhe promovimin e Iso-polifonisë, të shoqëruar me dy grupe isopolifonike… dhe do e ndryshoj këtë emërtim, kur ta shoh të zezë mbi të bardhë me emër tjetër.

Please follow and like us: