Albspirit

Media/News/Publishing

Vlora Obertinca: Ndërroni mendimet për ta ndërruar jetën!

 

 

 “Kur i lëmë të shkojnë gjërat dhe njerëzit që banojnë falas në mendjen tonë, hapet horizonti i suksesit”, Dr. Vlora Obertinca.

Vështirë të besojë njeriu që çdo gjë që na rrethon është energji e cila është e shtresuar me shumë frekuenca, varësisht se ku gjendemi me mënyrën e mendimit tonë. Çdo mendim i yni prek një frekuencë të caktuar, qoftë në anën pozitive apo negative të bilancit jetësor.

Kjo energji prek çdo pore të jetës, madje edhe gjendjen në llogarinë tonë bankare. Dhe ne pyesim në ndërkohë: Çka ka, përse nuk ecën puna dhe paraja si duhet?!

Atëherë, metafizika dhe tani edhe shkenca e avancuar e neurologjisë amerikane e vërteton të njëjtën gjë, atë që, ku shkon mendja aty rrjedh energjia, që do të thotë se mendimet tona e orientojnë energjinë si për mirë ashtu edhe për keq.

Posaçërisht jemi të prirur që në mendjen tonë t’i japim hapsirë njerëzve dhe situatave që na kanë lënduar në të kaluarën, për njërën apo tjetrën arsye.

Realisht këta njerëz apo situata nuk na shërbejnë më në asnjë mënyrë, përveç se banojnë falas në mendjen tonë dhe na e marrin shumicën e energjisë krijuese, duke e shëndërruar atë në negative. Në këtë mënyrë na ngrenë në frekuenca negative ku shëndeti nuk është i mirë, nuk jemi të kënaqur me punën dhe jetën e si rrjedhojë e kësaj edhe paraja nuk qarkullon si duhet.

Thënë thjeshtë me mendimet tona kemi vetkrijuar bllokada energjetike, pa qenë të vetëdijshëm fare.

Të dashurit e mi, ajo që ka kaluar nuk kthehet më. Të ardhmen nuk e kemi përjetuar ende dhe nuk e dimë saktë si do të vijë ajo. Së këndejmi, ajo që na mbetet është koha e tashme në të cilën krijojmë të ardhmen.

Andaj them, me mendjen tuaj lironi njerëzit dhe situatat që nuk ju shërbejnë më dhe kthehuni me mendime dhe plane të bukura për të ardhmen tuaj. Kjo sepse duke i liruar situatat negative dhe banorët negativë falas në mendjen tuaj, ju i hapni rrugë suksesit të radhës të cilin e keni lënë të pres në rend, sepse nuk i keni lënë hapsirë të deportojë në mendimet e juaja aktuale.

Ndërroni mendimet për ta ndërruar jetën!

Please follow and like us: