Albspirit

Media/News/Publishing

Avdush Canaj: PËR JU

 

 

 

Zemra e shkroi vjershën,

e shkroi

me gjithë dashurinë e vet

 

 

pastaj e ëmbëlsoi

varg për varg

si vera fikun

 

një zog e mori mbi flatra

për ju

bashkë me shportën

e përqafimeve

 

hapni dritaret

zogu i mirë po vjen

Please follow and like us: