Albspirit

Media/News/Publishing

Alfons Zeneli: U rrit bari i një stine

U rrit bari i një stine,

erdhi koha ta korrim.

Ikni lule të vogla,

shpëtoni

secila petalen e vet.

 

Erdhi stina,

fatet i korr siç pat thënë moti.

Erdhi ashtu e idhët,

u përhap e trishta tinëz.

 

Ç`u thanë livadhet

nga dhimbjet e bimës.

Please follow and like us: