Albspirit

Media/News/Publishing

Jorida Satka: Mos fol!

Mos fol!
Heshtja flet
më tepër se ti.
Larva të bardha këndonin
në ujin e kënetës…
Askush nuk dëgjon…
Një zhabë pa sy
kërceu në breg,
se iu duk vetja si hije njeriu…
U mbyt pa u ngopur
me rrjedhën e thatësirës
që i derdhej nëpër trup.
Në shoqëri amfibësh
ti këndoje psalme poetike…
Please follow and like us: