Albspirit

Media/News/Publishing

KOLEGJI AAB SHPALL TË HAPUR THIRRJEN PËR SHKËMBIM STUDENTOR NË THOMAS MORE UNIVERSITY, BELGJIKË

23 Prill 2023

Ftohen studentët e Kolegjit AAB, të aplikojnë për shkëmbim studentor në Thomas More University of Applied Science – Belgjikë, për semestrin dimëror 2023/24.

Kriteret për aplikim janë si vijon:

  • të jetë student aktiv i Kolegjit AAB
  • të ketë përfunduar të paktën një semestër në fushën e tij/saj të studimit
  • të ketë njohuri të gjuhës angleze (minimumi niveli B2)

Të gjithë studentët që përmbushin këto kritere dhe janë të interesuar për aplikim, duhet të plotësojnë formën: https://forms.gle/Zxax47cCHqFdnpzBA

Data e fundit për aplikim: 27.04.2023, ora 11:00.

Kolegji AAB shpall të hapur thirrjen për shkëmbim studentor në Thomas More University, Belgjikë

Shkëmbimi nuk është i financuar nga ERASMUS+ dhe studentët që aplikojnë duhet të mbulojnë vetë shpenzimet e udhëtimit, akomodimit, dhe qëndrimit në Belgjikë. Studentët lirohen nga pagesa e semestrit në Thomas More University of Applied Sciences dhe paguajnë vetëm shpenzimet e semestrit në kolegjin AAB. Para se të aplikoni, shikoni lëndët që ofrohen në Thomas More University of Applied Science, në programin Interior Design, duke ndjekur linkun https://www.thomasmore.be/en/exchange-programmes/exchange-programme-interior-design

Please follow and like us: