Albspirit

Media/News/Publishing

Dr. Vlora Obertinca: Shpirti binjak

 

Ti dhimbje e heshtur

E shpirtit tim

Ti që bën të qetësohen

Triliarda qeliza të trupit tim

Ti që nga larg mē bën ta ndjej praninë tënde

Ti që më jep shpresë dhe frymëzim

Ti që më mësove të shkruaj vargje me inspirim

Ti që çdo herë ma kthen buzëqeshjen në fytyrë

E ta ndjej aromën deri në amshim

Ti dashuri nga jetët e kaluara

Që të shoh e s’mund të prek

As me të miat duar

Ti që më dhemb

Por nga zemra s’mund të heq

Ti shpirti binjak i udhëtimit tim në Univers!

Please follow and like us: