Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: Hëna

Hekata, duket se është quajtur fillimisht Hëna, e adhuruar nga trakët. Përfundimisht ajo u identifikua nga grekët e lashtë me Selenën, dhe është një nga hyjnitë për të cilën popujt e lashtë kishin histori të ndryshme kontradiktore. Hekata ishte e bija e Perses (Pse) dhe Astros. E mbështjellë me kurorë ari, ndikimi i saj shtrihej mbi tokë, parajsë dhe ferr. Për këtë arsye ajo përfaqësohet në vepra artit si një hyjni e trefishtë. Në kohët e mëvonshme, kur identifikohej me Persefonin, ajo supozohet se banonte në botën e poshtme si hyjni keqdashëse, dhe që këtej e tutje përfaqëson anën e errët, frikës dhe karakterit të keq. Hëna tani kryeson të gjitha praktikat që lidhen me magjitë, shetit nëpër varre, kryqëzime rrugësh dhe vende ku kryen vrasje. Ajo supozohej të ishte e lidhur me shfaqjen e fantazmave, zotëronte ndikim të pakufizuar mbi fuqitë e botës së poshtme dhe magjitë. Hecate shfaqet si grua gjigante, me një pishtar dhe një shpatë. Këmbët dhe flokët e saj ishin formuar nga gjarpërinj, dhe kalimi i saj shoqërohet me bubullima, britma të çuditshme, dhe ulërima. Festat e saj bëheshin natën, nën dritën e pishtarëve, ku sakrifikoheshin kafshë. Këto ceremoni ndiqeshin me vëmendje nga priftërinjëtë që vëshgonin shpirtra e këqij të botës së poshtme, të cilët rrinin pezull rreth adhuruesve.
Ashtu si Helios personifikonte Diellin, po ashtu motra e tij Hekata përfaqësonte Hënën që ngiste qerren e saj nëpër qiell, ndërsa vëllai i saj pushonte pas mundimeve të ditës. Ulur në një karrocë argjendi dhe e shoqëruar nga vajza e saj Herse, perëndeshë e Vesës, shfaqej mbretëresha e butë e natës, me një gjysmëhënë në ballin e saj, një vello të gaztë që rridhte pas dhe një pishtar të ndezur në dorë. Selena admironte shumë një bari të quajtur Endymion, të cilit Zeusi i kishte dhënë privilegjin e rinisë dhe bukurisë së përjetshme. Duke e parë këtë të ri të mrekullueshëm që flinte në malin Latmus, Hëna u prek aq shumë nga bukuria e tij, sa filloi tê zbriste çdo natë nga parajsa për ta ruajtur dhe mbrojtur.

Please follow and like us: