Ruzhdi Gole: MIELL
Shkruaj edhe në sytë e resë.
Mosha, mua, më nxit
të gatuaj brumin
brumin e pakët
ndoshta të fundit
pakogjë
tej urdhërit
harresën e haresë.
Të vërtetat mes nesh .
gjys’ të vërteta janë ende
gjys’ të vërteta në çdo brez.
Përhera, në sytë e reve
njerëzit para nesh
gjithçka shohin
më çuditërisht
të nesërmen…
Frymori, mes hovjeve, sot
ai heraz tjetër, tjetër po ai
të ardhmen heje freskët?
Mosha më nxit
tjetër brumi…
Sytë e reve i zuri gjumi.