Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: Mendësi lufte në paqe

Perandoritë, veçanërisht ajo Romake, u krijua në një epokë kur nuk kishte kontrolle dhe ekuilibra në qeveri. Ata donin pushtet dhe e morën. Edhe tani, me gjërat që kanë ndryshuar gjatë shekujve, ka njerëzve që luftojnë, për të marrë ose pêr të mbrojtur. A dëshirojnë të gjithë njerëzit luftë gjatë gjithë kohës, apo ka një ngacmuues të lindur që dëshiron ta bëjë këtë? Lufta i lëndon dhe i shkatërron të gjithë.
Ndonjëherë, si në Luftën e Dytë Botërore, kur e gjithë bota ishte pothuajse e shkatërruar, njerëzimi bëri atë që duhej të bënte kur ekzistonte një person i pangopur, pjesë e një grupi të zgjedhur që dëshironte të kishte pushtet absolut përgjithmonë. Megjithatë kjo nuk do të thotë përgjithmonë për të gjitha kohërat.
Tiranët e lindin pushtetin absolut. Burrat mund të dëshirojnë luftën marrëzisht, por pas luftës ata kthehen në vatër, shtëpi; turpi i luftës zbehet shpejt dhe harrohet me një lutje.
Në kohë paqeje, depërton paksa idea/romantike e një epoke aventure. Lodhja, banaliteti dhe mërzia e epokës moderne ku paqja ka mbretëruar mbi cepin tonë të vogël të pyllit, njeriu ka pak dëshirë për aventura, tregime me luftë dhe për personazhet e saj të shumtë.
Kjo është pse në kohë paqeje, komunistët mendonin për luftë çdo ditë me filma, arte e libra, pēr të mbajtur njerëzit të pashkëputur nga lufta e shkuar vëllavrasëse “e lavdishme”.
Please follow and like us: