Albspirit

Media/News/Publishing

THIRRJE PËR APLIKIM NË SHKOLLËN VERORE NGA UNIVERSITETI RADBOUD NË HOLANDË

31 Janar 2024

Ftohen kandidatët doktoralë dhe stafi akademik të marrin pjesë në shkollën verore të 2024, e organizuar nga Universiteti Radboud në Holandë. Pjesëmarrja në këtë shkollë është një mundësi e shkëlqyer që të eksplorohen kurse akademike, të mbështetura nga metodat e të mësuarit të bazuara në kërkime.

Këtë vit ofrohen mbi 60 kurse që janë të ndara në 14 fusha dhe të gjitha mbahen në anglisht nga akademikët holandezë.

Të drejtë aplikimi dhe përparësi në përzgjedhje kanë kandidatët doktoralë të cilët nuk kanë pasur asnjë trajnim paraprak në kuadër të Erasmus+.

Kandidatët doktoralë nga Kolegji AAB duhet të plotësojnë formën e dhënë përmes linkut: klikoni këtu.

Pas përzgjedhjes do të vazhdohet me procedurat e tjera. Afati për aplikim është nga 31 janar deri me 10 shkurt 2024.

Thirrje për aplikim në shkollën verore nga Universiteti Radboud në Holandë

Please follow and like us: