Albspirit

Media/News/Publishing

Alket Veliu: At dhe bir, Kostandin dhe Qiriakos Micotaqis

At e bir!
Kostandini foli për reciprocitet lidhur me çështjen pronësore duke patur në tavolinën e bisedimeve pronat e çamëve.
I biri Qirjako, 32 vjet më pas “harron” reciprocitetin dhe flet vetëm për pronat e grekëve duke folur me gjuhë kërcënuese për integrimin e Shqipërisë në BE.
1992
Kostandin Micotaqis: Dua të bëj tri shtesa që të jetë krejtësisht e pastër pozita greke. E para, përsa i përket temës së çamëve. Bëra të qartë në të gjitha nivelet e palës shqiptare deri te presidenti që nuk do të pranojmë kthimin e tyre për arsye që nuk është nevoja t’i analizoj këtu. Thashë temën e pasurive në bazë të njē reciprociteti tẽ çamëve që erdhën nga Greqia në Shqipëri dhe të atyre me origjinë greke që kanë ardhur në Greqi. Për këtë edhe mund të diskutojmë.
2024
Qiriakos Micotaqis: Çështja e të drejtave pronësore nuk ka dalë asnjëherë nga axhenda jonë. Ajo po rikthehet, dhe ajo që ne do të bëjmë, është të sigurojmë, me ndihmën edhe të Fredi Belerit në Parlamentin Europian, që të drejtat pronësore të bashkatdhetarëve tanë në Shqipëri të respektohen plotësisht.
Dhe do të thoja se ky është një kusht i domosdoshëm që Shqipëria të vazhdojë të ecë në rrugën e saj europiane.